Para pak ditësh Khloe Kardashian zbuloi se ajo dhe vajza e saj, True janë infektuar me Covid-19.
Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Khloe ndau lajmin me fansat dhe tregoi se se është detyruar të anulojë të gjitha angazhimet.
“Përshëndetje, doja t’ju njoftoja që True dhe unë kemi rezultuar pozitive me COVID-19. Më është dashur të anuloi disa angazhime dhe më vjen keq që nuk do të jem në gjendje t’i realizoj ato. Për fat të mirë jam vaksinuar kështu që gjithçka do të jetë në rregull. Ne do të jemi në karantinë dhe do të ndjekim udhëzimet aktuale. Qëndroni të sigurt”, shkruajti ajo. Mirëpo së fundmi, Kardashian publikoi një foto të re duke nënkuptuar se është shëruar plotësisht. Kjo është hera e dytë që Khloe infektohet pasi më parë ka rrëfyer se ishte pozitive me Covid-19 në mars 2020.