• |
ide | kryesore

Polici denoncon të shtënat me armë në banesë: Na kërcënuan, policia nuk më mbron familjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një efektiv i policisë rrugore në Mat ka denoncuar një kërcënim të rëndë që i është bërë familjes së tij me datë 27 Tetor.

Ilir Pica thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë banesës së tij në afërsi të Kthesës së Kamzës në Tiranë, raporton news 24. Sipas tij, mbrëmjen e 27 tetorit persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës së efektivit të rrugores duke terrorizuar familjen.

Policia thotë se për këtë rast ka bërë denoncim pranë Komisariatit numër tre, por këta të fundit nuk kanë bërë asgjë në lidhje me mbrojtjen e familjes. Ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia, e cila nuk ka dhënë asnjë deklaratë për rastin në fjalë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *