• |
ide | kryesore

Vrasja e Demir Backës/ Hetimet përfshijnë të fortin e Fierit, i njohur si “Ben Qimja”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prokuroria ka konfirmuar për herë të parë dyshimet se shkak për vrasjen e biznesmenit Demir Backa në Fier ishte një konfrontim i tij me Arben Isufajn, një prej të fortëve të Fierit i njohur ndryshe si “Ben Qimja”. Sherri i 5 viteve më parë u përmend në media menjëherë pas vrasjes, si një nga pistat e mundshme të hetimit. Zanafilla e konfliktit ishte ngacmimi i mbesës së biznesmenit të vrarë nga djali i Arben Isufajt. Përpjekja për t’u sqaruar mes palëve kishte degraduar në një konfrontim fizik mes të dyve.

Isufaj është thirrur në polici dhe është marrë në pyetje për atentatin ndaj biznesmenit Demir Backa në Fier, që u vra me breshëri plumbash më 23 tetor. Top Channel konfirmoi se ai ka thënë se nuk ishte pajtuar me Backën për sherrin, por se e kishte falur atë. Isufaj mohoi çdo lidhje me atentatin, për të cilin ishte njoftuar nga media.

Veç Isufajt janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë, që dyshohet se u pajtuan për ekzekutimin, por përfshirja e tij në hetime konfirmon raportimet e mëparshme se me vrasjen e Demir Backës, ngjarjet kriminale në Fier mund të dalin jashtë kontrollit.

57- vjeçari Demir Backa u qëllua për vdekje me breshëri kallashnikovi në parkimin e një rrethrrotullimi vetëm pak metra larg postbllokut të policisë në Fier.

 

Arben Isufaj, i njohur ndryshe si Ben Qimja ishte subjekt i OFL. Ai ka qenë i dënuar për trafik droge nga drejtësia Italiane. Hetimi pasuror për të, nisi bazuar në një referim të Policisë që në vitin 2017 por hetimi u finalizua vetëm pas 4 vitesh. Nga perandoria ekonomike që është hetuar nga SPAK, në fund u vendos sekuestrimi vetëm për 13 asete nga të cilat 6 automjete, 5 sipërfaqe toke dhe 2 kompani thuajse inaktive.

 



1 Comment

  1. Mbasi i keni konfiskuar gjithe ate pasuri pse nuk e keni plas ne burg . Sepse nese i eshte konfiskuar do te thote se eshte vene ne menyre te paligjshme . Dhe nese eshte vene ne menyre te paligjshme do te thote se ka bere pune te pista . rrjedhimisht lind pyetja , pse nuk denohen keta mafioze ? Apo jane bashkepuntor te narkoshtetit dhe i ndihmojne me para dhe vota ne rast zgjedhjesh ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *