• |
ide | kryesore

20 tonë kokainë në muaj/ Zbërthehen lidhjet e kartelit kolumbian me Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në Kolumbi, autoritetet vendase shprehen të vendosura të shkatërojnë kartelin kriminal “Clan del Golfo”. 

Në një konferencë për shtyp, drejtori i policisë së Kolumbisë, Jorge Luis Vargas tha se ky kartel shtrihet në mbi 28 shtete të botës, mes tyre edhe Shqipëria. Kreu i këtij rrjeti, Dairo Antonio Usuga u arrestua muajin e kaluar dhe konsiderohej si një prej personave më të kërkuar në Kolumbi.

Reuters citon se “organizata që ai drejtonte ka aleanca me 5 kartela dhe grupe mafioze ndërkombëtare të cilët së bashku realizojnë trafikimin e 20 tonëve kokainë çdo muaj”.

Colombia, catturato narcotrafficante 'Otoniel'. Duque: 'Paragonabile solo  ad arresto Pablo Escobar' | Sky TG24
Dairo Antonio Usuga

“5 grupe mafioze dhe kartele ndërkombëtare janë ata me të cilët trafikon “Clani del Golfo. Ata janë “Jalisco Nueva Generacion” dhe “Sinaloa” në Meksikë, mafia Calabrese dhe Siciliane në Itali dhe rrjetet ballkanike,” – tha Vargas.

Më tej ai shprehet se autoritetet kanë identifikuar 28 shtete ku bëhej transporti i kokainës nga ky kartel, mes tyre edhe Shqipëria e Italia. Dairo Antonio Usuga bënte të mundur pastrimin e parave të pista përmes biznesmenëve të huaj nga Libani, Arabia Saudite dhe Izraeli.

Lidhja me bosin shqiptar të drogës Agim Çerma

Grupi kriminal “Clan de Golfo” ka lidhje dhe me “lordin” shqiptar të drogës në Kolumbi të arrestuar në muajin korrik të këtij viti, Agim Çerma. Këtij të fundit iu kap dhe iu sekuestrua një sasi kokaine që kapte vlerën e 17 mln eurove. Ai drejtonte një rrjet të strukturuar të trafikut të drogës të cilën e shpëndante në vendet europiane, kryesisht në Bullgari.

Udhëheqësi shqiptar i grupit, i njohur edhe si “Jimmy”, jetonte prej disa vitesh në Barranquilla. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari, ishte emisar i Kartelit Ballkanik dhe investitori kryesor i organizatës.

Albanian Agim Çerma arrested in Colombian for leading the group that sent  cocaine to the US through "charter" flights - Oculus News
Agim Çerma

Misioni i tij ishte të merrte kokainë për ta dërguar atë veçanërisht në Sofje të Bullgarisë. Po kështu, ai kishte nën komandën e tij një kolumbian me pseudonimin “Cardona”, i cili punonte si mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror në Cali. Ndikimi kriminal i organizatës ishte përqendruar në departamentet e Cauca, Valle del Cauca dhe Atlántico, ku niseshin fluturimet “charter”.

Agim Çerma u arrestua në qytetin e Monterias. “Kapja për qëllime ekstradimi të pesë anëtarëve të një organizate kriminale transnacionale kushtuar trafikut të drogës, veçanërisht hidrokloridit të kokainës. Kjo organizatë kriminale drejtohej nga Agim Çerma me kombësi shqiptare, i cili kërkohet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për krimin e trafikut të drogës.

I arrestuari ka një rekord penal për vrasje në Shqipëri. Gjithashtu në Holandë, ku ai u kap për trafik droge”, tha gjeneral majori Herman Alejandro Bustamante, drejtori i Antinarkotikëve të Policisë kolumbiane. Gjatë bastisjeve, Policia kapi 1.500 milionë pesos dhe 332 kilogramë kokainë me vlerë rreth 17 milionë euro.



1 Comment

  1. Silleni ne Tirane se kemi bosh vendin e kreut te agjencise se donacioneve. E qan ate pune ky, si shoqeri e Luces.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *