• |
ide | kryesore

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin, 54-vjeçari në gjendje të rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit. Policia bën me dije se shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur këmbësorin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec.

Ky i fundit mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.”- njofton policia.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *