• |
ide | kryesore

Drejtoria Detare bën thirrje të merren masa: Pritet përkeqësim i motit, erëra e dallgë të forta në bregdet

-Instant, Arkiva, Lajme



Në orët në vijim pritet një përkeqësim i motit në të gjithë bregdetin.

Drejtoria e Përgjithshme Detare, në postimin e saj në Facebook, bën me dije se priten erëra të forta me drejtim nga jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon, forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m.

Për të parandaluar çdo situatë të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkohet që të merren masat e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *