• |
ide | kryesore

Filipe Luis ‘zbërthehet’ për trajnerët e tij: “Simeone nuk ka zemër e Mourinho më ka tradhëtuar…”

-Instant, Sport



Futbollistët më të mirë në botë shpesh kanë një fat që nuk i ndodh të gjithëve: të udhëhiqen nga trajnerët më të mirë. Dhe për këtë arsye ata mund të flasin me bindje të plotë për personazhe që kanë bërë historinë e futbollit, duke përshkruar pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Filipe Luis, mbrojtësi brazilian i Flamengos, kaloi shumë vite në Evropë dhe e gjeti veten duke punuar me dy teknikë mjaft të mirë: Diego Pablo Simeone dhe Josè Mourinho. Dy teknikë që, në mënyrën e tyre, kanë shënuar në mënyrë të pashlyeshme karrierën e majtoshit të lindur në vitin 1985. Siç ka shpjeguar në një intervistë të gjatë për DailyMail, Filipe Luis nuk do të harrojë kurrë kohët kur shikonte nga pankina duke ndeshur në vështrimin e tmerrshëm të Cholos ose kur kërkonte aprovimin e Mou…

CHOLO – Ai me të cilin ka punuar më gjatë është padyshim argjentinasi. Një i aftë për t’i futur frikën kujtdo. “Tani mund të flas me të në telefon si me një mik, por më parë kur merrja një mesazh prej tij ishte vërtet shumë stresuese”. Thjesht për të treguar sesi Simeone mund ta menaxhojë skuadrën… “Ai më njeh në mënyrë të përsosur, ai nxori më të mirën nga unë, por më besoni, nuk është e lehtë të luash për të. Ai nuk ka zemër. Ai kurrë nuk mendon ‘oh, futbollisti i vogël i gjorë, duhet të bëj këtë apo atë për të’. Jo, gjithçka që bën ai e bën vetëm për të fituar. Por në vitin 2011 ai mori një ekip të katërtin nga fundi dhe na bëri të fitojmë Ligën e Evropës. Ai na transformoi në diçka monstruoze”.

MOU – E nëse Cholo është një tip problematik, as Mourinho nuk bën shaka. E marrëdhënia me Filipe Luis nuk është ajo më e mira. Braziliani u ble në vitin 2014, pasi finales së Champions League të humbur ndaj Real, por nuk pati asnjë shkëndijë me portugezin. “Kur më uli menjëherë në stol në ndeshjen e parë, e pyeta: ‘Çfarë erdha të bëj? A nuk mund të qëndroja te Atletico?’ Por ai më shpjegoi se duhej ta fitoja vendin tim, se emri im nuk do të më garantonte një fanellë titullare”. As atë në finalen e Kupës së Ligës, pasi kishte luajtur të gjitha ndeshjet e mëparshme në kompeticion. “U ndjeva i tradhtuar është pak të thuhet. Nuk doja të kaloja edhe një vit me Mourinhon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *