• |
ide | kryesore

Hagë, vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të enjte vijon gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Dhomat e Specializuara në Hagë me dëgjimin e dëshmitarit të tretë në këtë proces gjyqësor.

Në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt, i cili ka filluar më 7 tetor 2021, deri tani e kanë përfunduar dëshminë e tyre dy dëshmitarë, ndërsa sot më 4 nëntor do të dëgjohet dëshmitari i tretë i cili do të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së ish-krerëve të OVL-UÇK.

Dëshmitari i tretë i ZPS-së është një punonjës sigurie në këtë zyrë i cili tashmë u është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej 25 shtatorit të vitit 2020 kur edhe u arrestuan në Prishtinë.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *