• |
ide | kryesore

Manastirliu: Vaksinat janë të certifikuara, mos politizoni një proces që lidhet me jetën e qytetarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të enjte i është përgjigjur deputetit demokrat Tritan Shehu në lidhje procesin e vaksinimit në vend dhe me akuzat se po përdoren vaksina të pacertifikuara.

Në përgjigjen e saj Manastirliu ka nënvizuar se të gjitha vaksinat janë përdorur në disa vende të botës dhe janë certifikuar nga OBSH.

Ndër të tjera ajo thekson se është e keq ardhur se si një mjek i shkëlqyer si ai vijon që të bëjë akuza të tilla duke disinformuar opinionin publik.

“Informimi sa më i plotë dhe i saktë i qytetarëve është themeli për mbarëvajtjen e vaksinimit një proces që ka pësuar jo pak goditje për informacione të rreme dhe interpretime që shpërfillin shkencën. Duke qenë e bindur se errësira e gënjeshtrës zhduket duke u mbështetur  në fakte dhe në shkencë. Në 2020 kur pandemia kishte disa muaj që na kishte mbërthyer hartoi një kuvend, planin kombëtar të vaksinimit anti-Covid. Një plan i hartuar nga ekspertët më të mirë na tregonte rrugën që duhet të ndiqnim dhe planifikimin e shpërndarjes në kohë të kësaj. Në këtë proces u përfshinë të gjithë hallkat ne rritëm kapacitete në të gjithë zonat. Ky është një proces jetik për përballjen me virusin. Në një kohë delikate, qeveria shqiptare ja doli që me vaksinimin të fillonte vaksinimin me 11 janar vetëm pak ditë pasi ai kishte nisur në Evropë. Ne siguruam një kontratë me Pfizer, para se ajo të certifikohej dhe ne siguruar 500 mijë vaksina Pfizer, ku vaksinuam personelin mjekësor dhe shtëpitë e të moshuarve dhe stafin aty. Një kategori tjetër që mori vëmendje ishte ajo e mësuesve fale instrumentit Covax, pasi në mungesë vaksine falë këtij instrumenti ne arritëm që të vaksinojmë mësuesit, në mars mbi 20 mijë mësues u vaksinuan. Brenda marsit siguruam dhe doza të tjera nga coronavax, duke nisur me vaksinimin e mbi 80 vjeç dhe sipas rekomandimeve të ekspertëve të komitetit kombëtar të ekspertëve dhe atyre teknik. Ndërkohë që nga korriku çdo qytetar shqiptar ka të drejtë që të marrë dozën e vaksinës atje ku ai banon. 36 milionë dollarë ka vënë në dispozicion qeveria shqiptare për marrjen e vaksinave deri në këtë fazë.

Të dhënat për vaksinimin i kemi hedhur në E-Albania dhe çdo qytetar shqiptar mund të lëvize me green passport. Të gjithë vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në Shqipëria janë miratuar nga OBSH dhe nga organizata të rëndësishme të barnave botërore. Coronavax është e kualifikuar nga organizata prestigjoze dhe SHBA do të njohin për udhëtim vaksinat kineze do të thotë se CDC e ka lejuar një vaksinë të tillë, Sputnik është e miratuar në 72 vende të botës, ndaj nuk duhet që të vëmë në dyshim asnjë vaksinë të përdorur. Më shumë se 22 milion vaksina kanë mbërritur në vend dhe më shumë se 1 milion e 900 mijë janë bërë në vendin tonë. Prej datës 1 nëntor ka nisur vaksinimi i dozës së tretë për qytetarët mbi 60 vjeç, për personat me sëmundje dhe për personelin mjekësor. Për fëmijët mbi 16 vjeç do të përdoret vaksina Pfizer. Ne do të ndjekim objektivin e OBSH për vaksinimin e popullatës, por falë strategjisë së miratuar që në fillim të kësaj fushate. Janë përdorur vetëm vaksina të përdorura nga EMA, FDA dhe OBSH si dhe nga agjenci të shteteve prodhuese. Po politizoni një proces që lidhet me jetën e qytetarëve.

Ndjej shumë keqardhje që nga goja juaj si mjek i shkëlqyer të dalë fjala vaksina të pacertifikuara dhe të pasigurta. Çdo vaksinë në bazë të fazave të prodhimit merr edhe miratimin e organizatave të rëndësishme.  Vaksinimi është proces sfidues dhe jemi në garë me kohën, dhe për fat të keq rrjetet sociale kanë ndikuar në përhapjen e informacioneve të rreme. Për ne vaksinimi është një sfidë dhe vështirësia ka ardhur duke u rritur, nuk ka mungesë vaksinash , kemi qenë të parët dhe nuk kemi ndalur për asnjë moment. Përgjegjësia numër një e qeverisë është vaksinimi i qytetarëve. A duhet të bëjmë ne më shumë për të bindur qytetarët, se nuk ka mjet tjetër për shpëtimin nga virusi përveç vaksinimit patjetër që duhet më shumë punë”, ka thënë Manastirliu



9 Comments

    1. Boll re ti boll o Beko Shkoder o injorant po ku qe ky mut burri tritan shehu minister shendetsije pse nuk beri asgje po e shkaterroj me keq shendetsin dhe sot po na ben si mbrojtes

  1. Doli grenxa e shendetesise te flase “me kompetence”. Çertifikimi dhe Lejimi per Perdorim Emergjent jane dy gjera qe “nuk flejne ne nje krevat”. Publikisht asnje vaksine nuk eshte çertifikuar si è tille, vazhdon akoma teoria e lejimit per perdorim emergjent. Nuk del ti thuash shqiptareve qe Pfizzer eshte miratuar ne Europe nga EMA me emrin “Komirnat” por realisht nuk ekziston pasi eshte po Pfizzer, Big Farma ka luajtur njesoj si kurvi i gjate qe kemi ne krrie te puneve te pista te qirje-virise. Ti vazhdo keshtu por kur te vije dita per llogari ske nga e luan “grenxen”……

    1. O ti A po kush do flasi sipas teje ky pis burr tritan shehu qe ka qen minister i shendetsis dhe që e shkaterroj me keq dhe sot ben si mbrojtes

  2. Tritan Shehu mjek i shkelqyer? Ai ka 30 vjet qe merret me politike, ska asnje dite pune si mjek. Apo pse po luan pike per pike lojen qe i kane ngarkuar qe te detyrojne njerezit te vaksinohen. Ne vend qe si opozite e djathte me demek (ne fakt jane me te majte se te majtet) te frenoje qeverine ne abuzimin me masat kunder “gripit Kinez” i fryn akoma me shume zjarrit duke i nxitur pse nuk vaksinojne njerezit. Asnje nga keta qe quhen politikane nuk ngre zerin pse vazhdon ndalim qarkullimi pas ores 12. Ka me shume se nje vit qe kur zdapi drogaxhi nxorri eshtrine dhe blindat ne rruge qe i gjithe vendi mbahet nen shtetrrethim, si ne gjendje lufte e askush nuk ndihet.

    Nejse cdo gje e ka koken ne Amerike. Kur te permbyset klika e hajduteve te votes ne Amerike atehere ka shprese edhe per te tjeret.

  3. Mir mi goce po ju në Shqipëri po na i vini kokteil vaksinash
    Bino doli tha kush ka bo kineze mund të beje astrazeneken ,kush ka bo astrazeneken mund te bej cdo lloj vaksinë tjetër.
    Ju zente haka e njerëzve të shkrete.
    Pse nuk na lajmëron për ilaçet që japin efekte të medha anësore siç ben italia
    Me aprovelin ,irbesartanin që në të shkretët i kemi pi me grushta për hipertension.
    Zoti merrte hak

    1. O Katnari o i dhjeri i sali non grades o fytyr mut po keni surrat ju mo plera te flisni per shendetsin o mostra o Katnari o hale po kur ishte ky muti tritan shehu minister i shendetsis e shkaterroj fare shendetsin dhe sot ky halja ben si mbrojtes

  4. O Trtan Shehu o pis burr po ke fytyr e surrat te flasesh ti per shendetsin o hale që ke vet minister i shendetsis o plere dhe tani ben surrati jot si brojtes o i dhjeri i sali non grades

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *