• |
ide | kryesore

Mbyllet shkolla e parë në vend/ Mësues dhe nxënës me covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Sarandë ka vendosur të mbyllë për 10 ditë shkollën e mesme “Qazim Pali” në Borsh. Shkak është bërë infektimi me covid i 7 mësueseve dhe 6 nxënësve.

Në bazë të vendimit, nxënësit nga klasa e parë deri në të 12-ën do të qëndrojnë të paktën për 10 ditë në shtëpi. Më pas, në varësi dhe të situatës do të merret një tjetër vendim.

Sipas asaj që raporton Panorama, të gjithë mësuesit e kësaj shkolle kanë të vaksinuar me të dy dozat, përfshirë edhe mësuesit e infektuar. Shkolla e Borshit ka 150 nxënës dhe një personel prej 15 mësuesish.

Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e enjte kanë rezultuar pozitiv 18 raste, 15 nga testimet e shpejta dhe 3 raste nga përgjigjet e ardhura nga ISHP. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *