• |
ide | kryesore

OBSH ngre alarmin për rritjen shqetësuese të rasteve me COVID-19 në Europë

-Instant, Lajme, Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin për rritjen e rasteve në Europë, duke theksuar se vala e 4-të e pandemisë mund të çojë në gjysmë milioni më shumë viktima deri në shkurt.

“Ne jemi përsëri në qendër të vëmendjes,” tha Hans Klugge, drejtori i OBSH-së për Europën, në një konferencë për shtyp. “Shkalla aktuale e transmetimit në 53 vendet  europiane është shumë shqetësuese”, duke shtuar se rastet e reja po i afrohen niveleve rekord për shkak të variantit Delta, theksoi ai.

Gjatë javës së kaluar, Europa regjistroi 1.8 milionë raste dhe 24, 000 viktima. Gjithashtu Europa dhe Azia shënuan një rritje prej 6% dhe 12%  respektivisht. Gjatë katër javëve të fundit, Europa ka shënuar një rritje prej 55% të rasteve të reja.

Sipas të dhënave të OBSH-së, normat e vaksinimit janë të ulëta por normat e shtrimit në spital janë të larta në shumë vende në Balltik, Europën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan. Rajoni europian, që shtrihet nga Grenlanda në veriperëndim deri në Lindjen e Largët ruse, ka shënuar rritje të të infektuarve në të gjitha grupmoshat.

Deri më tani 1 miliard doza janë administruar në Europë dhe Azinë Qendrore.  Mesatarisht, vetëm 47%  janë vaksinuar plotësisht në vendet europiane dhe  të Azisë Qendrore.

8 vende deri më tani kanë vaksinuar 70% të popullsisë, sipas OBSH-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *