• |
ide | kryesore

Problemi në zemër nuk i humb buzëqeshjen Agueros: “Tani duhet pritur”

-Instant, Sport, Video



“Tani është koha për të marrë veten dhe për të pritur për më shumë lajme.” Është një Sergio ‘Kun’ Aguero plot buzëqeshje ai që përshëndet tifozët e Barcelonës në një video të shkurtër duke u dërguar atyre “një përqafim të madh”.

Në klipin, e postuar në profilin Twitter të blaugranave, sulmuesi i falënderoi “të gjithë për mesazhet e mbështetjes”. Argjentinasi, bëri të ditur klubi në ditët e fundit, duhet të qëndrojë jashtë fushës “për të paktën tre muaj”, për shkak të aritmisë kardiake të zbuluar gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Alaves dhe që e detyroi atë të shtrohej me urgjencë në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *