• |
ide | kryesore

Teatri i ri/ Pse i shtuan Rama&Veliaj shpenzimet me afro 8 milion euro të tjera

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Në listën e investimeve të projekt-buxhetit të vitit 2022 është parashikuar që për Teatrin e ri Kombëtar të shpenzohen 48 miliard lekë ose rreth 38 milion euro. Për shifrën e publikuar në faqen e ministrisë së financave, nuk ka pasur asnjëherë një shpjegim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ,i cili në të shkuarën ka thënë se teatri i ri do të kushtonte rreth 30 milion euro.


Gjatë prezantimit që i bënte projektit para artistëve disa vite më parë, Veliaj konfirmonte pikërisht këtë shumë totale për projektin.


Kostot dhe me çmimet e Shqipërisë për teatrin nëse do ti bënim një ekuivalentim për rreth 9500 m2 do të ishin 30 milionë euro duke pasur parasysh një investim prej 3 mijë eurosh/m2 që të ketë gjithë parametrat e një teatri modern” ishte deklarata e Veliajt në qershor të vitit 2018.

Pasi Rama&Veliaj u tërhoqën nga plani i ndërtimit me Shkëlqim Fushën, kryebashkiaku pranoi se kostoja e ndërtimit do të ishte akoma më e vogël nëse e ndërtonte shtetit, pasi mbi kompaninë private rëndonin edhe taksat. Mbetet e pasqaruar se çfarë e bëri Veliajn të shtojë me rreth 8 milion euro të tjera kostot e teatrit.

Lexo edhe: Prapaskenat/ Pse Rama i fshihet gjithmonë firmosjes së krimeve mbi teatrin

Lexo edhe: FOTO/ Faturat qesharake të Bashkisë së Tiranës që shembën Teatrin Kombëtar

Lexo edhe: Gënjeshtra e Veliajt/ Historiani i artit: Teatri Kombëtar, kronika e shembjes së një godine të jashtëzakonshme

Një tjetër fakt që del nga tabela e planit të investimeve publike, është se fondi për teatrin është parashikuar të jepet i ndarë në tre vite buxhetore. Viti i parë në të cilin do të nisë ndërtimi do të jetë viti 2022.

Ky parashikim rrëzon edhe një herë kryebashkiakun Veliaj, që kishte premtuar të niste ndërtimin e teatrit në vitin 2020, menjëherë pas ndërhyrjes për shkatërrimin e godinës ekzistuese.

“Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike. Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë thuhet në njoftimin për media të 26 shkurtit të vitit 2020 të Bashkisë së Tiranës.

Lexo edhe: Vendimi / Si e zbardhi kushtetuesja paktin okult Rama- Fusha për teatrin

Lexo edhe: Edhe 92 milion euro borxh për dronat nga Turqia dhe për projektin e Teatrit të ri

Lexo edhe: Justifikimi i Majkos: Nuk fola për Teatrin sepse bëra një operacion në gojë

E çuditshme është se në planin e investimeve ka një mospërputhje prej 500 milionë lekësh mes vlerës totale të realizimit të projektit dhe fondeve të parashikuara në çdo vit. Këto 500 milion lekë duket se janë paratë me të cilat Bashkia e Tiranës ka paguar kompaninë Fusha shpk për projektin e teatrit të ri që u porosit tek arkitekti Bjarke Ingels.

Një vit më parë, kur sapo ishte shkëputur nga bashkëpunimi me biznemenin Shkëlqim Fusha, kryebashkiaku Veliaj e kishte të vështirë të thoshte se si do ta zgjidhte ligjerisht marrëdhënien me të. Një nga opsionet ishte edhe blerja e projektit të porositur në Danimarkë.

Që Veliaj ishte i paqartë se si do t’ia merrte Fushës projektin e tregoi gjatë një interviste në Opinion në Maj të vitit 2020.

Fillimisht pranoi se Teatri Kombëtar u shemb pa pasur në dorë një projekt të ri final dhe të aprovuar. Pranoi se projektin e arkitektit Bjarke Ingels e ka paguar një privat, por pastaj tha se bashkia po negocion me arkitektin për ta ndryshuar.

Pastaj tha se privati (Fusha shpk) mund t’a falte projektin që kishte paguar, por qe nevoja edhe mund t’ja blinin atij këtë. Pastaj tha se do të kishte tender ndërkombëtar, por për detajimin e një projekti të detajuar nga Bjarke Ingels me të cilin po negocionin.

Pastaj tha se do të kishte edhe tender për zhvillimin e projektit. Në fillim tha se Këshilli Bashkiak kishte miratuar projektin e ri, më vonë tha se nuk ishte tamam projekti, por një koncept dhe në fund u kuptua se bashkia s’kishte një projekt.

Për ta kuptuar më qartë kemi kjo pjesë është zbardhur më poshtë nga emisioni Opinion ose shiheni në video në minutën 31.40.

INTERVISTA (e plotë kliko këtu)

Opinion: Projektin e ri që prezantuat, kush e ka bërë?
Veliaj: Bjarke Ingels.
Opinion: Kush e ka paguar projektin?
Veliaj: E ka paguar kompania që solli propozimin.
Opinion: Po nëse ju doni të ndërtoni një vepër publike sipas ligjit mbi një vlerë të caktuar jeni të detyruar të beni konkurs ndërkombëtar… Ky nuk është konkurs…
Veliaj: Patjetër që ne do të bëjmë konkurs mbi të gjitha mënyrat se si do të detajohet projekti dhe mund të ketë ndryshime.
Opinion: Ky projekt nuk do të lëvizë?
Veliaj: Nëse ky projekt do të arrijë të detajohet me një kosto të pranueshme nga bashkia…
Opinion: Po ju e prezantuat si projektin final dhe që do të bëhet ndërkohë që nuk qenka bërë as tenderi dhe nuk është paguar nga ju. Nuk është paguary nga shteti, por është paguar nga privati. Ju lejohet juve të merrni një projekt të paguar nga privati?
Veliaj: Patjetër. Ka plot që dhurojnë projekte për bashkinë e Tiranës dhe për çdo bashki të Shqipërisë. Në konsultim me arkitektin nëse ata pranojnë që ne të bëjmë këtë bashkëpunim për detajimin dhe besoj që…

Opinion: Pra do ketë një konkurs tjetër për godinën e re?
Veliaj: Kemi vetëm një koncept.
Opinion: Po kërkoni arkitektë të tjerë të zhvillojnë idenë e një tjetër arkitekti?
Veliaj: Ka plot raste kur një ushtri… e para do të jenë disa studio arkitekturore…
Opinion: Pra mund të mos jetë ky projekti final?
Veliaj: Projekt-ideja është kjo. Është aprovuar dhe ka marrë OK nga Këshilli Bashkiak. Ajo që do të ndodhë është detajimi që do të thotë se kemi disa negociata me artistët që disa thonë “black box”-et i duam pak më të vogla disa thonë më të mëdhenj. Po flasim pak për akustikën…
Opinion: Nuk po flas për keto, por po flas për projektin. Projekti ka një kosto që e ka paguar një privat për llogari të bashkisë?
Veliaj: Dhe nëse do të duhet do ta blejmë atë.
Opinion: Pra ju do të shpenzoni rreth 30 milionë euro pa bërë një tender dhe me një projekt të paracaktuar?
Veliaj: Patjetër që do të bëjmë një garë për detajimin e projektit dhe pastaj do të bëjmë një garë për kontraktimin siç ndodh në çdo procedurë.
Opinion: Është kjo procedura e saktë?
Veliaj: Është ekzaktësisht procedura e saktë. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. “Sali Berisha duke shpjeguar sa e rëndë është për Shqipërinë nëse një politikani shqiptar SHBA i heq vizën. E ka shpikur dikur këtë për Gramoz Ruçin. Tani këtij i kanë hequr të drejtën familjarisht për të qenë përfaqësues të popullit shqiptar, si hajdut dhe minues të demokracisë. Shumzojeni këtë që thotë vet me 10 për ta kuptuar çfarë e ka gjetur”

  2. Po per aranit celen qe vdiq 90 vjec dhe i beri gjemen dynjase pse nuk u shpall non grata, po nexhmije qelbesira, etj…? Nuk me ha trapi per saliun. Por nuk luhet me 2 standarte se quhesh kurve.

  3. Në Bashkinë e Shkodrës, e cila drejtohet nga Voltana Ademi, dera e institucionit prej dy ditësh mbahet e mbyllur me zinxhirë.Voltanamolotovistja e fundit ne shkoder shpellkare voltana po ju therret

  4. 48 miliard leke nje teater dhe shqiptaret tu vdek per buke. Bravo dyshja pederast + drogaxhi dhe ju shqiptare merruni me non graten e Sales se e hani ne krahun tjeter ska gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu