• |
ide | kryesore

Video/ Fitore e vuajtur në debutim për Conte në UCL: Bodo/Glimt godet sërish. Po tani Mou kush e ka fajin?

-Instant, Sport, Video



Emocione dhe kthesa pa fund në ndeshjen e parë të Antonio Contes në pankinën e Tottenham. Në raundin e katërt të Ligës së Konferencës, Spurs arritën të mposhtin 3-2 Vitesse në shtëpi, por pasi kaluan në avantazh 3-0 rrezikuan një rikthim të bujshëm të hollandezëve. Në pjesën e dytë anglezët mbeten me një lojtar më pak, por në fund arritën të ngjiten me shtatë pikë në grup, duke parakaluar holandezët në vendin e dytë të renditjes, ndërkohë që në vendin e parë mbetet Rennes me 10 pikë pas fitores 1-0 kundër Mura me 0 pikë.

Mourinho bëri skena të mëdha pas disfatës në Norvegji dhe dënoi katër lojtarë, mes tyre edhe Marash Kumbulla, duke i turpëruar publikisht për nivel shumë të ulët, por Bodø/Glimt e befasoi sërish Romën e tij, edhe pse në fushë ishin titullarët e portugezit. Norvegjezët rrëmbyen barazimin në Olimpico, duke rrezikuar madje të bënin edhe goditjen e madhe. Në raundin e katërt të Ligës së Konferencës, të besuarit e Mourinhos nuk e gjetën përsëri fitoren e hakmarrjes dhe ndalen në një barazim 2-2, duke ndjekur dy herë rezultatin: El Shaaraëy iu përgjigj Solbakken, më pas Ibañez në të 83′ shmangu humbjen për Special One pas golit të Botheim. Skandinavët janë të parët në grup me 8, verdhekuqtë e ndjekin me 7.

Group A Europa Conference League
LASK 2-0 FC Alashkert
Maccabi Tel Aviv 3-0 HJK
Group B Europa Conference League
Flora Tallinn 2-2 Anorthosis
Gent 1-1 Partizan Beograd
Group C Europa Conference League
Zorya 2-0 PFC CSKA-Sofia
Roma 2-2 Bodoe/Glimt
Group D Europa Conference League
AZ Alkmaar 2-0 CFR Cluj
Randers FC 2-2 Jablonec
Group E Europa Conference League
Slavia Prague 1-0 Maccabi Haifa
Union Berlin 1-2 Feyenoord
Group F Europa Conference League
Lincoln Red Imps FC 1-4 Slovan Bratislava
PAOK FC 1-2 FC Copenhagen
Group G Europa Conference League
Rennes 1-0 Mura
Tottenham Hotspur 3-2 Vitesse
Group H Europa Conference League
Kairat Almaty 1-2 Qarabag FK
Omonia Nicosia 1-1 Basel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *