• |
ide | kryesore

Vlorë/ U përpoqën të rrëmbejnë një person, policia shpall në kërkim 2 të rinj

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi kanë tentuar të fusin forcërisht në makinë një person. Uniformat blu të Vlorës raportojnë se shtetasit S.S., 34 vjeç dhe S.J., 31 vjeç po kërkohen pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku për motive të dobëta kanë tentuar të rrëmbejnë shtetasin A.S.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.”-njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *