• |
ide | kryesore

Zëdhënësi i BE-së për deklaratën e Kurtit: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

-Instant, Lajme, Të fundit



Zëdhnësi i BE-së, Peter Stano,  këtë të enjte ka ripërsëritur sot se të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të impelementohen, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Mediat serbe bëjnë me dije se i pyetur në lidhje me deklaratënm e bërë nga kryeministri albin kurti se nuk do të lejojë të formohet Asociacioni, Stano ka thënë se “BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve” dhe se “është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.

Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”, ka thënë Stano.

Ndfërkohë kujtojmë se Kurti, në një intervistë për median britanike BBC, ka deklaruar se s’do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe qoftë si kryeministër apo në opozitë



2 Comments

  1. Serbia, ndonje perfaqesues i BE(qofte sllovak ,spanjoll,apo te tjere), apo kushdo tejetr, duhet ta kuptojne njehere e mire qe ky lloj ASOSACIONi qe ka nenshkru tradhetari ( e kam fjalen per tradhetarin Thaci, jo per kete tjetrin vellaun e Vucicit),nuk do te pranohet KURRE,per as nje lloj arsye, edhe po te kemi presionin me te madh te mundshem. Pranojme luften po qe nevoja por jo ate lloj Zajednice, keshtu qe mos e mbani me shpresa kot Serbine, sepse ajo gje sdo te ndodh kurre,dhe edhe po te rrezohet qeveria Kurti, nuk do guxoje politikan ne Kosove qe ta pranoje ate Zajednice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *