• |
ide | kryesore

Analiza e DW: A po shkon Bosnja sërish drejt luftës?

-Instant, Kryesore, Lajme



“Matthew Palmer, konsiderohet si diplomat i diskredituar në rajon, sepse ai qe angazhuar për një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës”

Nga Marion Kraske / Atmosfera është mbytëse, mëngjesi me diell. Përpara Ambasadës së SHBA-së në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës, është mbledhur një grup demonstruesish. Ata kërkojnë fundin e nacionalizmit toksik në vend dhe ndërhyrjen e presidentit të SHBA-së kundër klanit të fuqishëm politik, që vazhdimisht nxit konflikte mes tre grupeve kryesore të popullsisë: boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve. Disa protestues mbajnë lart pankarta.

“Ne duam të njëjtat të drejta për të gjithë”, thotë një pensioniste e indinjuar. “Pozicioni i qytetarëve duhet të forcohet, pushteti i nacionalistëve duhet të marrë fund”.

Pak më parë, në fund të tetorit, përfaqësuesi serb në presidencën treshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, formuloi një shpallje lufte: Në një deklaratë ai bënte të qartë, se Republika Srpska, pjesa e dominuar nga serbët në Federatën e Bosnjë-Hercegovines, do të shkëputej nga shteti multietnik. Republika Srpska në mënyrë graduale duhet të shkëputet nga shteti i përbashkët dhe të organizojë vet kompetenca të rëndësishme si mbrojtja dhe drejtësia. Kjo kërkesë është sulm ndaj paqes së brishtë, që mbizotëron në vend që nga viti 1995.

Prej vitesh Dodik me retorikën e tij separatiste tërheq vëmendjen. Por kësaj here me gjasë kemi të bëjmë më diçka më shumë se sa vetëm vringëllimat e zakonshme, pasi njësitë e xhandarmërisë të Republika Srpska demonstruan forcën me një stërvitje në shkallë të gjerë në male – veprim ky me simbolikë – nga qyteti i vogël Pale. Pikërisht këtu i dënuari si kriminel lufte ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, në vitet 1992-1995 orkestronte sulmet ndaj Sarajevës dhe rrethinave. Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavinë e gjykoi si krim kundër njerëzimit rrethimin tre vjeçar dhe sulmet e vazhdueshme ndaj kryeqytetit të Bosnjes.

Për shumë boshnjake dhe boshnjakë kjo zgjon kujtime të hidhura. “A do të ketë luftë?”, me këtë pyetje konfrontohen shpesh gjatë këtyre ditëve të huajt. Kryesisht banorët e moshuar i kujtojnë përgatitjet e luftës dhe se si bashkësia ndërkombëtare e la për një kohë të gjatë në baltë popullsinë e Bosnjes – vetëm pas gjenocidit në Srebrenicë me vrasjen e mbi 8000 të rinjve e burrave myslimanë nga luftëtarët serbo-boshnjakë në korrik 1995 Perëndimi reagoi dhe negocioi Marrëveshjen e Paqes në Dejton, me të cilën iu dha fund luftës.

Një shpallje e mundshme e pavarësisë

Nismat e fundit të Dodikut synojnë eliminimin e strukturave shtetërore: Ndërkohë është krijuar një agjenci më vete e shëndetësisë, një ushtri më vete do të pasojë. Gjithsej mbi 120 dekrete të Përfaqësuesit të Lartë, që u vendosën nga OKB-ja pas luftës për avancimin e ndërtimit të strukturave të përbashkëta, duhet të sprapsen, një sulm frontal ndaj integritetit territorial të Bosnjes. Dodik paralajmëron se partia opozitare multietnike Nasa Stranka, duhet të klasifikohet si “rrezik për sigurinë”.

Fakti që BE-ja, pavarësisht këtyre nismave me risqe të mëdha nuk ndërmerr asnjë hap për ndërmjetësim në Bosnjë, konsiderohet prej shumëkujt si një dëshmi për mungesë të dukshme strategjie. Një grup parlamentarësh të BE-së, ndër ta edhe deputeti gjerman i ekologjistëve Reinhard Bütikofer, kërkojnë nga Komisioni një qëndrim të ashpër kundër përpjekjeve për shkëputje. Eurodeputeti konservator Michael Gahler ka paralajëruar për rrezikun e një shpalljeje të mundshme të pavarësisë nga Republika Srpska – me legjitimimin nga Moska. Disa zëra paralajmërues vijnë edhe nga SHBA. Eksperti i njohur për Ballkanin, Daniel Server insiston për një ndërhyrje të shpejtë të bashkësisë ndërkombëtare, qoftë dhe me forca ushtarake, për të penguar shkëputjen dhe konfliktet që mund të sjellë ajo si pasojë.

Ultranationacionalistët bashkëpunojnë ngushtë

Nuk ka asnjë diskutim, që veprimet e rrezikshme të udhëheqjes politike në Republika Srpska kanë mbështetjen e Serbisë dhe të Rusisë. Moska përpiqet ta pengojë integrimin e Bosnjes në BE dhe një anëtarësim të mundshëm të saj në NATO. Por nuk janë vetëm udhëheqësit e serbëve të Bosnjes, që minojnë shtetin e përbashkët boshnjak. Ultranacionalistët kroatë të partisë HDZ-BiH nën drejtimin e udhëheqësit të tyre Dragan Covic punojnë ngushtë prej vitesh me Dodikun. Për të siguruar pozicionin e tyre në pushtet HDZ-BiH nacionaliste insiston për ndryshimin e ligjit elektoral. Me ndryshimin e ligjit synohet që të krijohen njësi zgjedhore tërësisht mbi bazë etnike.

Por kjo është në kundërshtim me gjykimet parimore të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, konstaton eksperti konstitucionalist austriak Joseph Marko. Në këtë bazë do të duhej fillimisht të shfuqizohej me ndryshim kushtetues diskriminimi i qytetarëve jo-boshnjakë, jo-kroatë, jo-serbë në vend, pra i pjesëtarëve të minoriteteve si hebrejtë apo romët, që margjinalizohen në sistemin elektoral. Ata p.sh. nuk lejohen të kandidojnë për postin e presidentit. Por në fakt vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për barazinë e të gjithë qyetetarëve prej vitesh kanë mbetur pa u zbatuar.

Ndërmjetësues të diskredituar

Ndonëse gjykimet e Strasburgut nënkuptojnë qartazi forcimin e standardeve europaine, bashkësia ndërkombëtare me sa duket nuk ka vullnetin për t’i dhënë fund provokimeve etnike. I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Matthew Palmer si dhe e ngarkuara e BE-së Angelina Eichhorst, që javën e kaluar u takuan në Bosnje me udhëheqësit nacionalistë, konsiderohen si kartë e djegur, sepse ata preferojnë zgjidhje kompromisi. Kryesisht Palmer konsiderohet si i diskredituar në rajon, sepse ai qe angazhuar për një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, me qëllim krijimin e tërritoreve të pastra etnike.

Gjendja aktuale ndizet edhe më shumë nga ndërhyrjet e vazhdueshme të vendeve fqinjë si Kroacia dhe Serbia. Të dyja këto vende nuk janë lojtarë neutralë – nën ish-presidentët e Kroacisë dhe Serbisë, Franjo Tuxhman dhe Sllobodan Millosheviç, më 1991 u vendos ndarja e Bosnjes, pasuan krimet e luftës, për arritjen e synimeve serbomadhe e kroatomadhe.

A do të ndërhyjë Përfaqësuesi i Lartë?

Përkrahësit e reformave demokratike i varin shpresat e tyre tek Përfaqësuesi i ri i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare, gjermani Christian Schmidt. Një aleancë qytetare kërkoi këto ditë një qendrim më rigoroz: “Ai ose duhet të punojë, ose të largohet”, u tha në mënyrë deklarative përpara selisë së Schmidt-it në Sarajevë. Schmidt së fundi la të kuptohet, se ai nuk preferon të përdorë kompetencat e jashtëzakonshme, të ashtuquajturin Bonn-Power ashtu sikurse bëri së fundi edhe parardhësi i tij Valentin Inzko,  përmes të cilit mund të largojë politikanë të rrezikshëm nga posti. 

Por nëse as SHBA dhe as BE dhe as Përfaqësuesi i Lartë nuk tregojnë gadishmëri për të vepruar kundër tendencave të shkëputjes në Bosnje, ndërkombëtarët rrezikojnë të përsërisin gabimet e fillimit të viteve 1990. Edhe asokohe u nënvleftësua radikalizmi i aktorëve politik. “Eshtë si një Deja-vu”, kritikon publicistja boshnjake Stefica Galic. “Eshtë, pra, sikur bota të mos ketë mësuar asgjë prej luftërave.”/ Deutsche Welle



6 Comments

  1. Normalisht edhe Kroacia do te donte te perfshinte ne territorin e saj ,pjesen kroate te Bosnjes, dhe po ta insistoje, me shume mundesi e arrin dhe Bosnja do te ndahej, por aq e rrezikshme eshte nje Serbi e madhe, nje zgjerim i Serbise, sa per te parandalu kete,Kroacia jo vetem qe ne kete situate zgjedh mos te zgjerohet dhe vete me pjesen kroate te Bosnejs, por eshte e vendosuir ta ndaloje shperberjen e Bosnjes,pra zgjerimin e Serbise. Pati dhe nje konflikt mes ministrit te Mbrojtjes dhe Presidentit kroat (i cili kishte urdheru te niste ushtrine kroate ne Bosnje,per te parandalu serbo-cetniket). Ndersa per fat te keq ,vellau i Vucicit,kryeministri shqipfoles(por ne origjine me siguri jo shqiptare)Edi Rama, jo vetem qe nuk pergatit ushtrine,(kur nuk perjashtohet edhe qe te filloje nje mini lufte ballkanike se shpejti), jo vetem qe skoordinohet me Kosoven qe te pakten ndaj Serbeve te kemi te njejten politike, por po ia jep mundesine vellauit te tij Vucic, qe me paqe, te krijoje boten serbe. Edhe sikur neser te dal Edi Rama nga Open Ballkan,nje dem te madh tashme ka bere, sepse jo vetem percau sadopak shqiptaret, por i afroi shume FYROM dhe SERBINE me njera-tjetren. Neser ndonje qeveri sllavo maqedonase mund te sulmoje vellezerit tane ne Iliride, dhe Kosova dhe Shqiperia do e kene me veshtire t’i ndihmojne atyre, sepse FYROM do kerkoje ndihmen e Serbise.Kjo per merite te Open Ballkanit te treshes famekeqe(Vellezerit Rama-Vucic dhe Zaev).Ky i marri qe po fokusohet aq shume tekOpen Ballkan, duhet ti bashkohej aleances ballkanike kunder Serbise.Asnje shtet qe kufizohet me Serbine,nuk e do ate shtet kriminal,sepse u ka marre territor, qe nga Kroacia-Bosnja deri tek Hungaria dhe Bullgaria. Me keto shtete pra duhet bashkepunuar, jo me serbet.Dhe ky jo qe nuk bashkpunon me keto, por perpiqet te percaje nje aleance te mundshme antiserbe, duke lobuar qe Malin e Zi ta kaloj ne aleancen Serbi-Fyrom_Edi Rame.Dhe per kete ftuan para ca ditesh Dritan Abazovicin, i bene nje super pritje servile,i nxorren Shperndasin e Celesave te Tiranes , Erion Veliajn ti jepte nje celes dhe ketij, (sa per publikun ,se ne prapaskene e binden qe te pakten te bente ca deklarata miqesore ndaj OpenBallkan, gje qe Dritani e beri 1 dite me vone. Ja pra si harxhohen leket e taksapaguesve shqiptare per te lobuar per interesa jo-shqiptare,ne vend qe te rritet ekonomia e mos te ikin njerezit, apo te forcohet ushtria.

    1. As mos prit nga Rama te punoje per shqiptaret.
      Rama eshte pervers si gjithe tradhetoret ne histori. Dmth nese e mira e shqiptareve kerkon nje gje, e garantuar Rama do beje te kunderten.. Nese serbia apo berisha jane armiku i shqiptarit, atje Rama do fuse koken.
      Nese ka dicka si e mira e pergjithshme dhe parimet morale, Rama do i shkele me dy kembet per te fuqizu individin e pamoralshem.

  2. TE MOS GEZOHEMI NGA HUMBJA DHE SHKATRRIMI I TE DOBETIT ,POR TE SHQETSOHEMI NGA HUMBJA DHE SHKATRRIMI GJITHEVE SE GJITHCKA KA LILLSHMERI PER FUNKSIONIN E VET thotë:

    NESE NE KET BOT SEJCILI NGA NE NE KETE BOT ,E KUPTOB BOTEN SI LARG TIJE DHE AI LARG BOTEN PERSA I PERKET PACENUSHMERIS SE TIJE,KY ESHTE NJE ZHGENJIM PER TE,KUSHDO QE E MENDON JETEN E TIJE SI SUPERIORE ,QE NUK KA NEVOJ PER ASKEN ASGJE,PERSERI ESHTE ZHGENJIM PER TE ,PO ASHTU KUSHDO QE E MENDON BOTEN SE ME FUQIN POTENCIALIN E TIJE SE MBRETERON DHE BEN GJITHCKA PERSERI PO ZHGENJEN VETEN ,KUSHDO QE GRABIT POSHTRON MASAKRON NJEREZ AI VETEM SE PO NGARKOHET ME MEKATE,,MERR MALLKIM DHE ZHYTET NE BORXHE PER TI LARE NJE DIT,AI FEMIJET E TIJE ,KUSHDO QE KUPTON RALITETIN DHE I PERSHTATET FUNKSIONIT TE ZHVILLIMIT TE TIJE KA KUPTUAR TE VERTETEN DOMOSDOSHMERIT DHE KA FITUAR NDERE DHE LAVDI

  3. Është dëshpërimi kur shikon kush aspiron ta drejtojë, është dëshpërimi ta shikosh ku shkojnë ata që rrezikojnë postet, dhe akoma më shumë, është dëshpërim kur shikon se të rinjtë e PD, janë adhurues të gjësë më të vjetër dhe aktualisht, mbetjes toksike të historisë së PD, që quhet Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *