• |
ide | kryesore

Mallkimi i politikanëve që u thonë “yes” ndërkombëtarëve

1, Ide
andi bushati



Pak ditë më parë, një politikan i lartë i LDK në Prishtinë, Arben Gashi, bëri një deklaratë sa të sinqertë po aq edhe të pështirë gjatë një debati televiziv. Kreu i grupit parlamentar të rugovistëve tregoi se partia e tij, atëherë pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen, kishte marrë ultimatum nga diplomati kaubojs Rik Grenell, i dërguari special i Trump, për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit. 

Në një rrëfim, që nxjerr në pah më mirë se gjithçka tjetër mendësinë prej lakejsh të shumë prej politikanëve shqiptarë, Gashi tregoi edhe detaje sesi Grenelli u bënte presion krerëve të LDK-së: edhe 5, 4, 3 ditë u kanë mbetur për të përmbysur një kabinet të zgjedhur me votë popullore. 

Sesi përfundoi kjo aventurë e shëmtuar, tashmë dihet. Diplomati amerikan me anë të presionit dhe shantazhit e realizoi misionin e tij për të përdorur politikën kosovare në vartësi të interesave meskine elektorale të republikanëve, qeveria Kurti 1 u rrëzua, por personazhet që u shfaqën në foto përkrah Grenellit dhe që propaganduan slloganin “nuk i thuhet jo Amerikës”, dolën nga dera e vogël e skenës politike. Vetëvendosja u rikthye në pushtet me dyfishin e votave.

Pak a shumë në të njëjtën kohë kur në Prishtinë debatohej mbi plagën së cilës i hoqi koren Arben Gashi, në Shkup, një beniamin i ndërkombëtarëve, kryeministri Zoran Zaev, dha në mënyrë të papritur dorëheqjen. Partia e tij LSDM humbi thellë besimin popullor në zgjedhjet lokale në Maqedoni, ndonëse kishte përkrahjen e patundur të perendimorëve, madje pranoi të ndryshonte edhe emrin e shtetit e simbolet e tij, vetëm për të qënë e pranueshme për ta.

Ndonëse në dukje pa lidhje me njëra tjetrën, këto dy episode nuk mund të mos jenë prezente në sfondin e asaj që po ndodh në Tiranë. Që prej shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA dhe vendimit të turpshëm dhe të paprecedent të diplomatëve amerikanë për t’u bërë pjesë e lojrave brenda partiake në Shqipëri, Lulzim Bashës po i rrëshqet toka nën këmbë. Foltorja po i rrëmben dita- ditës më shumë, krejt bazën e partisë, duke e kthyer liderin e veshur papritmas me flamurin amerikan, në një dordolec qesharak në duart e pushtetit dhe të ambasadores.

Ashtu si Isa Mustafa, Avdullah Hoti e Agim Veliu në Prishtinë, që u zhdukën nga skena, vetëm se u sollën si kukulla të Grenellit, ndoshta si Zaevi që pranoi t’i ndryshojë emrin e vendit (ndonëse kjo nismë e përkrahur nga ndërkombëtarët nuk u miratua dot në referendum popullor), kreu i PD-së duket se po pëson të njëjtin fat.

Këto raste fatale, sado larg njëra- tjetrës të ngjajnë në plan të parë, janë të varura tek një fill i vetëm: tek injorimi që këto personazhe i kanë bërë frymës së njerëzve që i kanë zgjedhur dhe mospërfilljes që kanë treguar ndaj atyre që i kanë besuar. 

Krerët e curufiapsur të LDK-së, ndonëse kishin marrë mandat për çkapjen e shtetit dhe për rrëzimin nga froni të banditëve të klanit pronto, u rekën t’i zhbënin këto përgjegjësi duke luajtur bllofin me detyrimin që shqiptarët kishin ndaj aleatit të madh që i çliroi nga zgjedha serbe. Zoran Zaevi shkoi në absurd, aq sa u propagandoi qytetarëve të vet, që ndiheshin të friksuar për zhbërjen e identitetit kombëtar, trashigimisë dhe kulturës, se ato forcoheshin duke e bërë Maqedoninë pjesë të NATO-s dhe BE. Lulzim Basha ndonëse, kur u kërkoi votën për kryetar, nuk u tha demokratëve se kishte ndërmend të përjashtonte Berishën, sot u fshihet atyre pas hipokrizisë, se e ndërmori një akt të tillë, jo ngaqë beson se SHBA ka të drejtë, por sepse e di se, pa fuqinë e tyre, nuk mund të merret pushteti.

Në fakt të treja këto histori, nuk kanë të bëjnë thjeshtë me fatin personal të Bashës, Zaevit apo Avdullah Hotit. Ato shprehin shpesh një mentalitet që po hedh rrënjë në elitat e korruptuara të vendeve si këto tonat. Ato dëshmojnë shpërfilljen e vullnetit të njerëzve të zakonshëm nga kasta e politikanëve, teknicienëve dhe vendimmarrësve, të cilët rreken të zëvendësojnë legjitimitetin e humbur brenda vendit të tyre, me gjoja të qenit të preferuarit e ndërkombëtarëve.

Fatkeqësisht ky shtrembrim, sa anti demokratik aq edhe elitist, nuk është një virus që ka lindur në Ballkan. Atë e kemi eksportuar nga Europa, e cila për ditë e më shumë po ndërtohet mbi mitin e dorëzimit të pushtetit që rrjedh nga vota e qytetarëve drejt sundimit meritokratik prej një kaste të përzgjedhur ekspertësh dhe specialistësh. Shembullin më flagrant për këtë e përbën fakti se ndonëse kushtetuta europiane u hodh poshtë me referendum nga zgjedhësit në 2005, në vende si Franca dhe Hollanda, mjaftuan pak vite për të shmangur votuesit dhe për të miratuar të gjitha parimet e rrëzuara përmes traktatit të ri të Lisbonës. Ky lloj anashkalimi i vullnetit popullor nga një BE gjithnjë e më shumë nën ndikimin e politikave neo liberale dhe peng të ligjeve të tregut, ka ulur ndjeshëm legjitimitetin e klasës politike tradicionale dhe ka tkurrur fuqinë e saj në raport me lëvizjet radikale dhe populiste, gjithmone e më shumë në ekspansion.

Pra, konkluzioni është i njëjtë, si në Bruksel, Paris apo Hagë, si në rajonin tonë apo në Tiranë: fati i politikanëve që zgjedhin të shpërfillin vullnetin e zgjedhësve të tyre, duke e transferuar atë në super struktura të pavotuara, do të jetë i keq. Herët apo vonë.

Përfundimet e këtyre eksperiencave nuk mund të na lënë të pandjeshëm edhe ne shqiptarëve, në kohën që në arenën tonë të brendëshme, ka shpërthyer debati, nëse i duhet besuar deri në absurd Amerikës, nëse kemi luksin për t’i thënë jo asaj edhe kur nuk na duket e drejtë, pasi po veprove ndryshe, e ke të pamundur të vish në pushtet. 

Personalisht, unë nuk kam dilema. Në mendjen time jam i prirur t’i jap të drejtë një juristi të ndershëm, që më tregon disfatat dhe dështimet e reformës në drejtësi, sesa një zyrtari perëndimor që do të vazhdojë të ma shesë atë si histori suksesi, një gazetari që filmon në arat me kanabis, sesa ambasadorit të ShBA që lavdëron luftën e Saimir Tahirit kundër drogës, opinioneve të Venecias për mënyrën antikushtetuese që u zgjodhën mititantët e partisë në gjykatën kryesore të vendit, sesa komunikatës që e përkrah këtë shkelje, të dalë nga selia e rrugës së Elbasanit.

Por, kjo është zgjedhje që ka të bëjë me formimin, integritetin dhe besimin e gjithë secilit. Dikush i beson forcës së logjikës, ndërsa një tjetër logjikës së forcës.

Për të zgjidhur dilemën mes këtyre dy grupimeve, pyetja që duhet të shtrojmë sot është themelore: deri në ç’pikë mund të kërrusemi përpara kësaj të dytës? Deri në ç’limit mund të shkallmojmë arsyen, besimin, vullnetin tonë për t’u thënë “yes” ndërkombëtarëve, ambasadorëve dhe atyre që s’mbajnë asnjë përgjegjësi me votë për gafat që mund të shkaktojnë në këtë vend? 

Natyrisht, që të shtrosh këtë pyetje, nuk të bën as domosdoshmërisht anti perendimor dhe as përfundimisht anti amerikan. 

Synimi dhe qëllimi i këtij debati duhet të jetë tregimi me gisht i të gjithë sharlatanëve që duan të shmangin legjitimitetin popullor dhe vullnetin e shumicës, duke u sjellë si lakej të të huajit të radhës që i ka rënë rruga në këtë vend. Ata janë mbartësit e një virusi të dëmshëm për shoqërinë shqiptare. Ata janë predikuesit e nënshtrimit, frikës, çburrërimit të qytetarit aktiv. E keqja e tyre nuk është se marrin në qafë edhe ata që pretendojnë të mbrojnë, si në rastin e neveritshëm të Agim Veliut në Kosovë, apo atë fatkeq të Bashës në Shqipëri. 

Dëmi i tyre është se tentojnë të prodhojnë një sistem ku vendimet e një kaste mbizotërojnë mbi votën e shumicës. Prandaj duhen denoncuar ata që bërtasin: “nuk i thuhet kurrë jo Amerikës”. 

©Lapsi.al



36 Comments

  1. Analize e bukur dhe e sakt por kujt ja thua? Per te vene ne pah burrerrine duhen burra dhe jo kurva . Ky vend te dyten e kane me shumice , ndersa te paren pothuajse zero . Prandaj nuk kam shprese se do ndodh ndonjegjesend .

    1. NESE NUK PRANOJM TE MARRIM MEND NGA MESHIRA ZOTIT,[ULLZIMI TIJE SI ZGJILLJE PER NE] PROBLEME QE KEMISHKAKTUAR ME FAKTET PRAKTIKE DO NA IMPONOJNE TI PERSHTATEMI FUNKSIONIT ZGJILLJEVE PERDERI SA NUK JEMI KRIJUES ZGJILLJESH,JEMI KRIJESA thotë:

      si krijim sistemi i funksionit logjik eshte i njejt,per te gjith ,gjerat ndryshojn tek formimi angazhimi mundesit,qe do vin puna te pranohen domosdoshmerit ,ne pershtatje me funksionin e zgjilljeve me apo pa hir,kjo eshte e pacmangeshme ,sepse tani po vihet ne pikpyetje ekzistenca zgjilljeve individuale dhe kolektive ,zgjilljet vin ne unitet si rezultat formimi vlerash angazhimi dhe pergjegjsije ,te drejte dhe detyrimi, pershtatje por deri ateher edhe pse eshte afer,kostoja e te kaluares ,nga gabimet njerzore po behet trysni e shumfisht mbi njerzit

  2. YMER GELBAZA KELLIRA FRROK CUPI NXJERRIN NGA GOJA QKA NXJERR SALI BERISHA DHE FATOS LUBONJA NGA BYTHA ,dmth ERE MUTI thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA FRROK CUPI DHE KOL SALLAKU SKYPE I VJEDHIN FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE SHKOJN E MASTUBOJNE NE ZYRE TE EDI RAMES

  3. Amerika ka 30 vjet qe jo vetem asnje investim nuk ka bere por shkaterroi cdo gje dhe po na rrjep sit duke na vjedhur pasurite Kombetare dhe duke na kthyer ne Kamp Refugjatesh Terroriste. Amerika nuk e cliroi Kosoven por e Kolonizoi ata se me mijra arka me minerale Platini, Floriri dhe Argjendi ikin nga minierat e Kosoves per ne Amerike me aviona ushtarak. Liria fitohet dhe nuk falet se ai qe te cliron behet pushtuesi yt i ri

  4. YMER GELBAZA,FRROK CUPI,KOL SALLAKU SKYPE DHE BATON HAXHIU PAGUHEN NGA EDI RAMA DHE ALEXANDER VUCIC PER TE SULMUAR DHE OFENDUAR ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN thotë:

    ZOTI BU JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA JA ZBULOJE DHE JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES ME BABAIN E TIJ KRISTAQ RAMEN SE SI KRISTAQI JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN,

  5. Bushat

    Ti perpiqesh te shkallmosh arsyen, besimin, e vullnetin e kujtdo me ca mend duke arritur deri tek mbeshtja e Sales, per inat te Rames.

    Aq larg shkon inati, sa te duket e arsyeshme te behesh dhe taliban.

    Sikur te pakten te beje parimorin – duke denuar korrupsionin e te gjitheve (qofte Rame, Sale a Mete), radikalizmi yt do kish qene nje fije me i besueshem.

    Per momentin je thjesht nje lake mes te shumtesh!!

  6. KUR E SHQELMUAN YMER GELBAZA KELLIREN POLICIA I ZBULOJ YMERIT SE I KISHTE CA FOTO DUKE JA FUTUR LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES,PRANDAJ I MBAN GOJA ERE MUT thotë:

    ZOTI BUSHATI DHE ZOTI SHKULLAKU PO TE KENI NJE LISTE CILI ESHTE ME BYTHLEPERESI I EDI RAMES KUSH MUNDE TE JETE? 1 :YMER GELBAZA 2: FRROK CUPI 3 KOL SALLAKU SKYPE 4 BATON HAXHIU 5 DENIS MINGA 6 CARLO BOLJA BOLINO DHE 7 LORENC VANGJELI

  7. Fragment i shkëputur nga biografija e De Gaulle (Sharl de Golit) Në një debat midis Çërçillit dhe De Golit i pari thotë: “E pra, dijeni,- ia kthen Çërçilli,- se sa herë do të na duhet të zgjedhim midis Evropës dhe përtej saj, (Amerikës) ne gjithnjë do të zgjedhim përtej saj (Amerikën). Sa herë do më duhet të zgjedh midis jush dhe Rusvletit, unë do të zgjedh Rusveltin
    Një shumicë apsolute mendimtarësh e politikanësh botërorë, konstantojnë, në analizën e tyre, se në historinë e politikës amerikane është e pakundërshtueshme e mbizotëruese, dhe janë të bindur për mirë, në paradigmën historiko-filozofike se ” Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë udhëheqëse e botës së lirë e demokratike”

  8. Vetem ne keto vendet e paperfilleshme, si Shqiperia Maqedonia e noj tjeter nga Afrika e pyesin ameriken. Minimumi qe duhesh bere me ambasadoren e ameriqise duhej te shpallej non grata, ajo dhe te tjere perfaqesues europiane me kohe. Por politikaret tone kane frike me e bere kete gje sepse kane frike se ameriqia i heq nga pushteti po nuk ju dhane para ketyre kinezeve dhe keta ju vijne ne ndihme duke shkelur te drejtat e shqiptareve, dhe duke i dhe urdhera opozites te miratoje kete apo ate ligj anti shqiptar dhe ne favor te pushtetit te hajduteve. Ka budallej qe kujtojne se veryet eshte amerika qe do keshtu….. Jo ..or te prasit; Amerikes nuk i …rruhet fare per kete cppe skiperi… Fakti qe sjell emigrante kineze si ambasadore ne skiperi tregon kete.. Te pakten te sillte ndonje zezak te amerikes ,por sips tyre ad kete nuk e meritojme ne te dashuruarit e prasit… Haj naten o praset tone. Ps analiza e Bushatit korrekte dhe fshikulluese per qente e vathes hajduteve.. Komplimente

  9. A gabon amerika?Sa te duash,mjafton me pa rastet aktuale( pranvera arabe,afganistanin) per te kuptuar qe gabon,biles ka perenduar koha e amerikes si superfuqi.Fakti qe ne shqiperi perkrah mafiozet ne pushtet tregon qe nuk i behet vone per demokracine dhe popullin qe vuan.
    Bravo Bushat,shkrim i bukur

  10. Analiza e Bushatit (natën, vetëm, dritën e zbehtë të laptopit në fytyrë):

    Kë kam inatë? Ramën, Armiqtë e Albinit, Të Huajt. Shkëlqyeshëm, tani si ti jap fantazisë që ti shaj me rob shpie. Shyqyr që kam Lapsin.al. Shkullak, e gjeta analizën. Origjinale farë për kokë të Hysniut.

    Shkullaku: prit ta gjej. Është kundra Ramës, ose LDKsë ose Amerikanëve?
    Bushati: jo ore, kundër të treve. Origjinale farë për shpirt të gjyshit.
    Shkullaku: e ke qa o Bushat. E ke mbyt fare.
    Bushati: më fal se të prisha qetësinë.
    Shkullaku: jo o burrë, po i bija me dorë me fotografi të Berishës.
    Bushati: ma nis dhe mu fotografinë. bushati.i.di.të[email protected].

    Vazhdon artikulli…

  11. Per ata qe pertojne me lexu artikullin a ketij loqes:

    1. Basha eshte sharlatan, se kushdo politikan qe degjon politikanet e huaj (sidomos ata amerikane) dhe jo masat eshte sharlatan.
    2. Berisha eshte burre i mire, se cilido politikan qe eshte sulmuar nga amerikanet eshte kthyer dyfish me i forte.
    3. Kushdo qe i thote “yes” nderkombetareve e ka te shkallmuar arsyen.

    Bushat kari qe hapej bythesh studiove per opoziten qe duhet te braktise kuvendin….. nxitoi te tregonte Bashen me gisht kur ai humbi zgjedhjet.
    Bushat kari qe as nuk eshte anetar i PD e as ka pas ndonji post politik, qe ne fakt si ka thene njeri puna e mbare, i jep mend Bashes dhe i thote qe e Bardha nuk eshte e Bardhe dhe e Zeza nuk eshte e Zeze sepse e thone amerikonet. Ngjyrat e te Bardhes dhe te Zezes duhet ti caktoje keshilli bajraktarit.

  12. Gjithe problemi eshte stuhija politiko-mediatiko fallco e antiamerikanizmit qe mirret si e mireqene si baza ku nisim matjet dhe diskutimet e ca na dalin ketej e ca andej, madje as duhet te flasim se etiketohemi.

  13. YMER GELBAZA KELLIRA VETEM NJE KOQE FUNKSIONALE,TJETEREN JA SHQELMUAN KEQ FARE CUNAT PROBLEMATIK thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRES I JANE BERE KOQET SA KOKA E GREG KRISTAQ RAMES I JANE MBUSHUR ME MUT DHE QIME NGA BYTHA E FRROK CUPIT

  14. “Cilin Berishë të besoj, atë që mbështeti Bashën apo atë që thotë se ai është delja e zezë”?

  15. Berisha abstenoi për borxhin 750 milionë euro, sot akuzon Bashën për atë që bëri vetë. Ja pse ‘Foltorja’ është lëvizje për të shpëtuar Familjen

  16. Është dëshpërimi kur shikon kush aspiron ta drejtojë, është dëshpërimi ta shikosh ku shkojnë ata që rrezikojnë postet, dhe akoma më shumë, është dëshpërim kur shikon se të rinjtë e PD, janë adhurues të gjësë më të vjetër dhe aktualisht, mbetjes toksike të historisë së PD, që quhet Sali Berisha.

  17. Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker,Ymer shko se po të pret salihu te bej shurren mos harro shishen

  18. I botuan faturën e kafes në Milano, Gjekmarkaj i PD shpërthen për Saliun dhe Shkëlzenin: U pasuruat me vdekjen e të tjerëve, hoteli juaj 12 mijë USD nata, festuat me 70 mijë euro fishekzjarre”

  19. dy muaj nga Foltorja e parë, kemi parë që të vetmit njerëz që shprehen, janë përrenjtë psiqikë të problematikëve të mllefosur, apo tifozë të “sëmurë” të doktorit, që gjithsesi do t’i qëndrojnë gjatë besnikë

  20. Edhe ky albini kungull doli ama. Kungull nga ata te tipit ‘une i si te gjitha’. Fils ballkanik. Po prap dardha e ka bishtin prapa mer and loqja qe po na nxjerr ameriken si fajtore. Su poqe iher prap loqe

  21. Ai se ka mbajt këtë qëndrim ndaj familjes së Millosheviçit, ndaj familjes së Gaddafit, Saddam Hussenit. Unë nuk jam për atë ‘i ka provat, s’i ka provat’. Berisha s’ka lënë gjë pa thënë për të vramit e gjithësecilit dhe ska dërguar asnjë provë kurrkund.

    Tani, ‘e kam çuar në gjyq në Francë, tek një gjykatës’. Cili gjykatës? Do gjykojë Franca, DASH-in, apo sekretarin e shtetit? Kjo është krejt absurd. Kjo është tymnajë.”

  22. Keta politikane qe kemi ne, per te mbajtur karrigen i thone jo vetem Yes Amerikes, se kjo eshte gjysma e se keqes, por edhe Da Rusise.

  23. Fahri Balliut i cili premtoi se me Sali Berishën në krye të PD, demokratët do të hanë veç mish e pilaf.

  24. YMER GELBAZA KELLIRA :ZAHO NUK ESHTE I EDI RAMES POR I GREG KRISTAQ RAMES-INCESTI NE FAMILJEN RAMA VAZHDON thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT SE ESHTE DUKE TE PRITUR PA RROBA FARE DHE ME BYTH HAPUR

  25. Te lumte Bushat ty dhe te gjithe gazetareve analisteve opinionisteve qe rreshtohen gjithnje perballe realitetit tashme te pa kundershtueshem ne partine Demokratike.Sali Berisha ka me vete shumicen e votuesve demokrate,kurse Luli Kimeten e gjoja SHBA.Lulit po i han ujku te pasmet dhe thote dashte zoti jam ne enderr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *