• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Kafja e fundit e biznesmenit të zhdukur prej 2 javësh në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga zhdukja prej 2 javësh të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, që ka në pronësi një fabrike inertesh në Kamzë.

43-vjeçari, baba i 2 fëmijëve ka humbur gjurmët që më 21 tetor. Ishte djali i tij që pas 3 ditësh ka bërë denoncimin në komisariatin numër 5 të Tiranës për largimin e të atit nga banesa. Një grup oficerësh kanë zbuluar edhe personat e fundit që kanë takuar dhe kanë parë biznesmenin. Njëri prej tyre rezulton të jetë bashkëmoshatari i tij, Ferdinand Rrushi.

Ky i fundit është ndaluar dhe marrë në pyetje. Ai ka thënë se bashkë me një shok tjetër të tyre ndodheshin në një lokal në Kamzë duke konsumuar kafe. Sipas tij, Ruzhdiu i kishte kërkuar që ta çonte deri në Fushë Mëzez dhe pasi e ka lënë atje, nuk kishte pasur më asnjë kontakt me të.

Por policia zbuloi se Rrushi ishte një person i shpallur në kërkim. Gjykata e Xhenovas në Itali e kishte dënuar për trafik droge. Ndaj Rrushi u arrestua me qëllim ekstradimi, por njëkohësish është tashmë edhe i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ruzhdi Hoxhës.

Hetuesit kanë këqyrur lëvizjet e makinës së së Ferdinad Rrushit ditën e zhdukjes së Ruzhdi Hoxhës. Ai është fiksuar nga kamerat në zonën e Zallherit.

Ka edhe një tjetër fakt interesant. Para pak ditësh, në policinë e komisariatit 4 shkoi një person që kishte gjetur një telefon në rrugë, pranë shkollës së Bashkuar. Dyshohet se telefoni i përket biznesmenit të zhdukur dhe mund të jetë hedhur qëllimisht në këtë zonë për të shpërqendruar jetimet e policisë.

Familjarët e Ruzhdi Hoxhës kanë pohuar se ai ishte larguar edhe dy herë të tjera nga banesa, por ishte kthyer pas 2 ditësh. Ngjarja është referuar në prokurori për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Si pistë kryesore po hetohet ajo e rrëmbimit dhe zhdukjes për shkak të borxheve që ka pasur Hoxha, pasi biznesi i tij ka qenë drejt falimentimit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *