• |
ide | kryesore

Gjermania shënon prapë rekord të rasteve, paralajmërohet izolim

-Instant, Arkiva, Planet



Gjermania të premten shënoi rekord të numrit të rasteve ditore me Covid-19 për të dytën ditë radhazi në kohën ur shumë shtete europiane po përballen me përkeqësim të situatës.

Institucionet shëndetësore raportuan 37.120 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, shifër dukshëm më e lartë sesa rekordi i së enjtes me 33.949 raste, shkruan The Guardian.

Ndonëse është e mundshme që shifrat të jenë “fryrë” nga vonesa e testimit dhe raportimit për shkak të një feste publike të hënën në disa zona, numrat theksojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve në javët e fundit, që koronavirusin e kanë kthyer në qendër të vëmendjes në Gjermani.

Përpos numrit të madh të infektimeve, gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani u shënuan edhe 154 viktima të Covid-19.

Udhëheqësit rajonalë thanë të premten se spitalet së shpejti mund të stërngarkohen me pacientë me Covid-19 dhe se një izolim i ri mund të jetë i nevojshëm, nëse nuk merren masa urgjente për ta luftuar përhapjen e virusit.

“Nëse marrim shumë kohë tani, do të përfundojë me një izolim si vitin e kaluar”, tha udhëheqësi i rajonit lindor të Saksonisë, Michael Kretschmer.

Kryeministri i rajonit Thuringia, Bodo Ramelow, tha se është çështje ditësh derisa gjendja me koronavirus të nënkuptojë se nuk do të ketë shtretër të mjaftueshëm për kujdes intensiv në spitale.

Agjencia Reuters raportoi se të enjten në Gjermani ishin 2.503 shtretër të lirë në repartet e kujdesit intensiv, dukshëm më pak se shifra prej 3.100 shtretërve të lirë në këto reparte në fillim të tetorit. Shifrat janë publikuar nga shoqata për mjekësi intensive dhe urgjente.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *