• |
ide | kryesore

Vritet një person në qendër të Elbasanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendër të qytetit të Elbasanit. Një grup të rinjsh janë përleshur deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Mësohet se Florenc Kovaçi, 28 vjeç ka humbur jetën nga plagët ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij Mikel Kovaçi, 19 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, vëllezërit janë përplasur me një grup tjetër të rinjsh dhe shkak është bërë një vajzë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po përpiqet të zbardhë rrethanat. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *