• |
ide | kryesore

FOTO/ Shpërthim tritoli në makinën e një femre në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka dhënë detaje mbi shpërthimin e fuqishëm që u dëgjua mbrëmjen e së premtes në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

“Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases Rezarta Koçi, ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

Koçi punon si notere. Mësohet se makina është një “Range Rover” e parkuar në afërsi të një Fast Food. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Noterja e oligarkeve qe po grabisin cdo gje me letra te falldifikuara. Jo vetem kaq por oligarku e vendosi drejtoresh ne shtet para ca kohesh me nderhyrje direkt nga lart. Bordell e korupsin ne cdo cep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *