• |
ide | kryesore

“Asnjë profesionist nuk pëson një gol si ai”: Longo shpërthen ndaj Kukësit të tij, pas humbjes në Korçë

-Instant, Sport



“Është fakt që Skënderbeu luajti, si luan në shtëpi. Ata qëndrojnë mbrapa dhe luajnë me këtë top të gjatë për lojtarin para në kundërsulm. Ndaj duhej të kontrollonim ndeshjen, të ishim të duruar, se mund të kontrollonim deri në fund. Në pjesën e parë bëmë mirë dhe kontrolluam lojën, në pjesën e dytë, kur duhej të ndryshonim shpejtësinë, pësuam këtë gol dhe na iku mendja. Na iku mendja si fëmijë dhe kjo nuk duhet të ndodhte”. Është një Diego Longo i dëshpëruar ai që paraqitet në mikrofonë pas ndeshjes së humbur 2-1 me Skënderbeun në Korcë. Italiani është i tërbuar me sjelljen e të tijve, duke thënë se në futbollin profesionist nuk lejohen gola të tillë: “Do të analizojmë situatën në goditjen e dënimit, e gjithë skuadra është përgjegjëse se duhet të sulmosh topin. Është e pamundur të pësosh një gol me një goditje nga 35 metra, jam më shumë i zhgënjyer për golin e dytë. Një goditje dënimi mund të ndodhë, por goli i dytë jo, në futboll profesionist jo”.

Tekniku i Kukësit e ka të qartë se skuadra e tij ka bërë në Korcë një nga ndeshjet më të dobëta, që kur ai është ulur në pankinë, edhe pse mundohet ta justifikojë: “Është e vërtetë që Kukësi nuk ishte i njëjti sot, por nuk ishte i njëjti kundërshtar me të Kupës. Nëse rrezikon shumë, rrezikon të humbësh ndeshjen si ndodhi, duhet të jesh i balancuar. Lodhja në Kupë nuk është një alibi, në Kupë luajtën të gjithë ekipet” përfundoi Longo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *