• |
ide | kryesore

FOTO/ Wanda Nara poston një foto të ish-burrit: Maxi Lopez i bën ‘gol’ Icardit

-Instant, Sport



Një tjetër kapitull i telenovelës Icardi-Wanda Nara dhe këtë herë (ri) shfaqet edhe Maxi Lopez. Midis showgirl-it dhe sulmuesit të PSG-së thyerja është totale, por në ditët e krizës që shpërtheu për shkak të tradhtisë së pretenduar të tij me China Suarez, Wanda i kërkoi ndihmë ish-bashkëshortit të saj dhe ai u përgjigj i gatshëm. Më në fund është rikthyer qetësia mes të dyve, Wanda e kishte dëshmuar edhe më herët duke anuluar të gjitha proceset gjyqësore (rreth dyzet) dhe duke gjetur një marrëveshje për vilën në Buenos Aires, por tashmë e ka ‘formalizuar’ edhe në rrjetet sociale duke postuar një foto në të cilin ndodhen ish-bashkëshorti me të dashurën aktuale dhe tre fëmijët e tij.

Më pas Nara i shtoi imazhit dy emoticon: atë të një zemre dhe atë të dy duarve të bashkuara: një gjest shumë domethënës për ata që ndër vite kanë ndjekur luftën e tyre ligjore, ndërsa në rrjetet sociale është një mënyrë tjetër për t’i falënderuar për ndihmën e dhënë. Madje, në momentin më të vështirë, Maxi Lopez u ndal për disa javë në Paris për të qenë me fëmijët e tij dhe, më pas, i çoi në Itali për t’i larguar nga situata e komplikuar familjare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *