• |
ide | kryesore

‘Problem’ për Teutën: pas Peshkopisë, Gruda e Kapllani pretendojnë më shumë

-Instant, Sport



0-1 edhe mund të mjaftojë nëse llogaritet që ishte një ndeshje jashtë fushë dhe u luajt me pothuaj të gjithë linjat e dyta. Kështu, Teuta me suksesin e marrë në Peshkopi kundër Korabit, në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë, jo vetëm që hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit, por i dha përgjigjen që Edi Martini priste të merrte nga lojtarët që kishin patur pak ose aspak minuta në këmbët e tyre në këtë sezon.

Kështu, lojtarë si Zogaj e Gruda, shkodranët e marrë nga tekniku në Durrës apo edhe një qendërsulmues premtues si Kapllani vunë disponibilitetin e tyre në fushë, duke projektuar një fitore me peshë, në një skuadër që luante për herë të parë bashkë në fushën e lojës.

Gjithcka mirë deri në këtë pikë, me mekanizmin funksionues edhe në Kupë, problem i vetëm, nëse mund të quhet i tillë, është se tashmë dikush si Gruda e Kapllani, sa për të marrë ndonjë si shembull, kanë rritur stekën e pretendimeve përmes perfomancave.

Nëse ofensiva durrsake nuk është se ndrin në 7 javët e para të kampionatit me 9 gola të shënuar, me Kuembemban, Plakun e Gorgiev, që së bashku kanë shënuar 4 gola, një valë freskie me Grudën, Zogajn e Kapllanin mund të mos jetë një hipoteza kaq larg realitetit. E gjitha kjo në pritje që Lorenco Vila, që vjen nga dëmtimi, të rigjejë formën e tij më të mirë, atë formë që në dy sezonet e fundit ka bërë diferencën për Teutën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *