• |
ide | kryesore

Sherr edhe mes grave në PD/ Pampuri kundër Vokshit: Ke uzurpuar Lidhjen Demokratike të Gruas!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grupi i Lulzim Bashës në PD i ka dhënë fund heshtjes. Pasi vuri Oriela Nebiajn përballë Belind Këlliçit, tashmë është Oriola Pampuri që qëndron përballë Albana Vokshit. Me një status në rrjetet sociale, Pampuri paralajmëron zgjedhjet për Lidhjen Demokratike të Gruas duke vënë në dukje se Albana Vokshi e ka mbajtur për të paktën 9 vjet këtë detyrë me mandat të skaduar.

“Zonja Albana Vokshi është emëruar në ketë detyrë që në vitin 2009 nga Kryetari i PD, pa garë. Mandati i saj ka skaduar prej të paktën 8 vitesh dhe askush nuk mund të pretendojë për legjitimitetet apo demokraci në drejtimin e LDG.

Shumë pak e dinë, por LDG nuk ka patur në 12 vjet asnjë strukturë përveç Kryetares me mandat të skaduar. Zonja Vokshi nuk e miratoi kurrë statutin e LDG, siç e urdhëron Statuti i Partisë, nuk hapi kurrë garë për asnjë strukturë drejtuese të Lidhjes. Nën drejtimin e znj. Albana Vokshit, LDG nuk ka patur as Sekretare të Përgjithshme, as Nënkryetare, as Kryesi, as Këshill Kombëtar. Ky mund të jetë akti më antidemokratik që mund të bëhet ndaj një forumi politik” shkruan Pampuri që e quan “uzurpim” kryesimin e grave demokrate nga Albana Vokshi.

Kjo e fundit i është bashkuar ideve të Foltores dhe është shprehur kundër vendimeve të Lulzim Bashës për shkarkimin dhe ndëshkimin e atyre që e kundërshtojnë. Një ditë më parë, Basha shpalli zgjedhjet në FRPD, duke zhveshur Belind Këlliçin nga funksionet, megjithëse ky e quajti një vendim nul të kryetarit të PD-së.



12 Comments

  1. Pampuri para se te lehë per LDG-ne dhe Albana Vokshin, me pare duhet te shpjegoje se ku ishte deri tani ?!
    Ka ndonje gje per te thene per Grida Dumen dhe Plarent Dervishin,kunatin e Lul Berishes se e di ajo se sa dhe ku kane ndenjur bashke kur ishte kandidate per Kryetare Bashkie Durres ?!
    Ka ndonje lidhje familjare me Luli Bashen,a mund t’ju tregoje Shqiptareve se çfare lidhje ka me Xhafen,vjehrrin e Lylit ?!
    Kjo i ve kapak gjese dhe shoqates se gejve dhe motrave te idealit ne sherbim te Luli te Rames !

  2. E bukur fare eshte kur Lulushi thote ju jeni trekendeshi i Bermudes (Berisha, Meta , Rama) une jam e ardhmja e ketij vendi. Hahahaah mbasi konkretizoi planin A po vazhdon planin B. Lulush e di si dukesh si kopshti pa dreke, sikur te ka rritur gjyshja me petlla. Nuk kane ik te gjithe Shqiptaret per lesh ka dhe ca qe i kane dy mend ne koke.

  3. Ne “foltore” flitet per shkelje te normave demokratike e rregullave nga Kryetari aktual i PD, tani po na del se vetem norma demokratike e rregulla nuk ka pasur te PD e Berishes. Per Znj. Vokshi paska vlere fjala e urte “beni se them une e jo si veproj une” Demokracia e brendeshme ne PD u bazoka ne filozofine banditeske “Toke e xanun”

  4. Dakord me ato që thotë znj Pampuri por pse tani i thotë këto gjëra. Pse si bënë zgjedhjet me kohën e duhur???

    1. personalisht Sorosin nuk e njoh e nuk me ka dhene asgje. Berishes i ka dhene pare e mbeshtetje, atij dhe familjes se vet. Cfare do ndodhi ne 11 dhjetor? Do rrezojne Bashen per Berishen? Ti mendon se me Berishen PD do fitoje?! Pyte veten mire..

  5. Ka nje problem te madh ketu :Te gjithe te punesuarit e Universitetit Europian te Tiranes ose produkti i tij jane ne mbrojtje te Lili Bashes dhe sulm panderprerje partise demokratike dhe shumices se saj ?!
    Ka te beje me faktin se Grida eshte zot aty ?Punesoi me pare Eni Vasilin ?Me salianje dhe grupin e vesit po ashtu !Ka te beje me Çilin ?Me Sadushin ?!Me borxhin qe çili i ka rames per lirimin e tij nga burgu ?!?!

  6. Nese flitet per norma dhe rregulla te them une ty rilindas kokemut qe mbron bashen se ai u duhet ju !Para 8 muajsh eshte zgjwdhur kryetarja e gruas e deges dhe te gjitha grupseksioneve te deges po ashtu !
    Pse tani qe e sheh vulembajtesi i diskredituar u kujtua per forumet partnere dhe fjala partnere nuk do te thote se ai ka kompetence te caktoje te dashuren e Xhafes te rizgjedhe strukturat e gruas !!!
    Ku eshte morali,besimi dhe pergjegjshmeria ?!?!?

  7. Ashtu si cdo familje dhe fis ka nje novejtore po keshtu rezulton se a .gjonmarkaj eshte novejtorja e fisit te nderuar te Gjonmarkajve.
    Ky agron servili e bythelepires sa majtas djathtas na quan haxhi qamil dhe kush nje kuqalash i fshehur ,nje novejtore pazari qe ben pis fisin e tij.??

  8. Po ça gra demokrate jeni ju moj dreqka.
    Kur.e keni mbrojte familjen dhe gruan ju moj fyçka.
    Jeni fut aty për rehatine e bythes tuaj
    Si socialistetedhe ju jeni një bajge endare në mes.ku i gjeni lekët ju mi që merrni sallat në rogner për koferenca që nuk vlejnë nji grosh.
    Ça bëtë ju kur doli formulari prindi 1,prindi 2
    Dolet folet ndonjë fjalë se në jemi njerëz nuk jemi numra.keni fole ndonjëherë për adoptimet e fëmijëve, për abstenimin që bëtë për borxhet qe do marrë akoma kryeministri.ju hidheni sa andej këtej nga del paraja.ik pirdhuni të dyja sesja vlen te shkruash per ju.
    Deputetë gra tamam janë ato që do arrijne deri te ajo nena e mjere qe ska nji.pjatesupe për fëmijët,të ajo që jeton në një shtëpi të rrënuar të ajo që i janë bërë duart cope në bujqësi e blegtori dhe e shesin litarin e qumështit me pak se nji gjysëm liter ujë.
    Pse Për kolltukun e b tuaj do votojmë në.
    Harrojnë ju se paratë të ps e pres krahun e s’votoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *