• |
ide | kryesore

Telendiset fusha e “Elbasan Arena” e “Arena Egnatia”: do të luhen 5 ndeshje në 12 ditë

-Instant, Sport



Ndeshjet kualifikuese të Euro 2022 kanë vënë në një sprovë të vërtetë stadiumet e Elbasanit e Rrogozhinës, sikur të mos i mjaftonte fluksi i skuadrave të Superiores që gjejnë shpëtim në fushat e tyre, pasi si gjithnjë kujtohen në mes sezoni për të ndërhyrë në infrastrukturë. Shqipëria U19 e Armando Cungut është shortuar në të njëjtin grup me Francën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë me të cilët do të luajë në datat 10, 13 dhe 16 nëntor.

Cështja është se të gjitha ndeshjet e grupit 7 do të zhvillohen në Elbasan e Rrogozhinë, duke formuar një kalendar asfiksues për dy stadiumet që do ti duhet të presin 5 ndeshje në 12 ditë, që do të thotë se mbi tapetin e gjelbër të tyre do të luhet gati cdo dy ditë. Kështu, ndeshja e parë e grupit 7, Francë-Shqipëri që do të luhet në ‘’Arena Egnatia’’ në datën 10 nëntor, në kohën kur në Elbasan Arena, Maqedonia e Veriut përplaset me Serbinë. Tre ditë më vonë, ndeshja e tensionuar Serbi-Shqipëri do të diskutohet në Elbasan, ndërsa Franca me Maqedoninë e Veriut do të luajnë në ‘’Arena Egnatia’’. Ndeshjet e fundit të grupit kualifikues do të luhen në 16 nëntor, me Shqipërinë që do të ketë përballë Maqedoninë e Veriut në ‘’Elbasan Arena’’, ndërsa Rrogozhina do të mirëpresë Serbi-Francë.

E gjitha kjo, pasi në 7 dhe 8 nëntor do të jenë luajtur ndeshjet e javës së tetë të Superiores, kampionat që rikthehet në 20 të këtij muaji me Teutën, Kukësin e Dianmon që do të ndajnë si do të luajnë në dy fusha që do të jenë masakruar nga intensiteti…

U19, KALENDARI I NDESHJEVE PËR GRUPIN 7

10 nëntor
Francë 14:00 Shqipëri – “Arena Egnatia”
Maqedoni e V. 12:00 Serbi – “Elbasan Arena”
13 nëntor
Serbi 14:00 Shqipëri – “Elbasan Arena”
Francë 12:00 Maqedoni e V. – “Arena Egnatia”
16 nëntor
Shqipëri 14:00 Maqedoni e V. – “Elbasan Arena”
Serbi 14:00 Francë – “Arena Egnatia”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *