• |
ide | kryesore

Tirana me ethet e “hakmarrjes”, transferta për katër pretendentët e tjerë: ja përplasjet e javës së tetë

-Instant, F1, Sport



Nga e mërkura e Kupës së Shqipërisë në të shtunën e kampionatit janë tre ditë e dy derbi, për më tepër me të njëjtët protagonistë Tiranën e Dinamon, ku bardheblutë do të tentojnë revanshin e 2-0 së Kupës, për atë që ishte humbja e parë sezonale. Bardheblutë megjithatë duan ta mbajnë 0 kolonën e humbjeve në kampionat me synimin të shkëputen edhe më shumë në krye të renditjes e për të dominuar totalisht kryeqytetin. Skuadra e Shehit është e qartë se do të jetë ndryshe në performancë, ndërsa Shkëmbi shpreson të shfrytëzojë krenarinë e plagosur të Tiranës për ti bërë keq për herë të dytë, por pa Harizajn, Sofranak e Haxhiun të dëmtuar.

Kukësi mund të përfitojë nga përplasja ndërqytetase mes dy rivalëve për të reduktuar ose arritur Tiranën në vendin e parë. Por për ta bërë duhet të shkojë të fitojë në Korcë, ndaj një skuadre që vërtetë mbyll renditjen, por ka shumë dëshirë të bëjë kthesën e cdo javë që kalon ia bën edhe më të domosdoshme. Longo duhet të ngrihet në këmbë pas humbjes së papritur me Egnatian në Kupë dhe koha për të reaguar është pikërisht të shtunën.

Fitoren e parë në kampionat Partizani ka mbetur tani ta kërkojë në Kamëz kundër Kastriotit, kur praktikisht po mbyllet faza e parë e kampionatit. Të kuqtë janë në vështirësi të madhe dhe fitorja në Kupë nuk është se ndihmon shumë. Në Lac do të luhet një tjetër betejë e vërtetë me Josën në testin më të vështirë që kur është ulur në pankinën kurbinase. Pas tre fitoresh radhazi, dy me Josën, bardhezinjtë do të presin kampionët në fuqi në një ndeshje provë, për të parë nëse Laci e kaloi përfundimisht krizën. Teuta e Martinit duhet të harrojë 1-1 në shtëpi me Kastriotin, por daljet në Laç janë gjithnjë të paparashikueshme.

Vetëm një ndeshje të hënën e duke parë mesjavën impenjative Egnatia e Vllaznia duhet të ndihen të privilegjuar. Gjithësesi shkodranët tani duhet të rikthehen në shinat e fitores në një skuadër që mori pikë në kryeqytet e dominoi 3-1 Kukësin në Kupë. Një mision i vështirë për Brdaric, që ndihet në morsën e rezultateve dhe një presioni të vazhdueshëm në Shkodër.

SUPERIORE, JAVA 8
06/11/21
Skënderbeu 16 : 45 Kukësi
Tirana 19 : 45 Dinamo
07/11/21
Kastrioti 13 : 45 Partizani
Laçi 13 : 45 Teuta
08/11/21
Egnatia 13 : 45 Vllaznia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *