• |
ide | kryesore

Video/ 101 minuta për fitoren e parë të Skënderbeut: në telashe Kukësi, Longon e mundi vendi i fundit

-Instant, F1, Sport, Video



Kukësi kërkonte vendin e parë të renditjes, duke shpresuar në një ndalim të Tiranës në derbin e kryeqytetit e ndërkohë ka thyer kockat në Korcë, në një humbje të pamenduar kundër Skënderbeut të vendit të fundit. Memelli ka marrë kështu fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur me shifrat 2-1 veri lindorët e Longos, që tashmë rrezikon ta shohë kreun ti fluturojë 6 pikë larg e të parakalohet edhe nga Teuta.

Në një ndeshje të bllokua e pa shumë raste shënimi, skuadra korçare tregoi një lojë shumë të kujdesshme në prapavijë, duke u kujdesur që të mos linte hapësira për kundërshtarin. Presing mbi lojtarin në zotërim të topit ishte strategjia për të penguar qarkullimin e zakonshëm të Kukësit, ndërsa kundërsulmi ishte mënyra më e mirë për të shqetësuar Tafas.

Nuk është se bëri dicka më shumë Kukësi i befasuar nga kjo mënyrë imponimi i bardhekuqve, që e panë veten në avantazh vetm në fillimin e pjesës së dytë në zhvillimet e një goditje dënimi. Në minutën e 54 Dumfur me kokë mposhti Tafas, duke shpërthyer festën në Korcë për një fitore të pritur prej 8 javësh. Kukësi e ndjeu goditjen dhe këmbët e lojtarëve u rënduan. Vetëm një mundësi e Taipit në minutën e 60 është pak për të shpresuar të ndryshojë një ndeshje që kishte marrë të tatëpjetën. E kështu, korcarët me të njëjtin sistem, ndëshkuan Longon edhe një herë të dytë me Mensah 7 minuta nga fundi.

Penalltia e Hilës në fund erdhi shumë vonë për të ndikuar fatin e sfidës, duke i dhënë korçarëve një fitore të rëndësishme për renditjen, por edhe i dha një shuplakë pretendimeve të Kukësit. 14 pikë për Blutë që qendrojnë për momentin në vendin e dytë me shpresën se në derbi Dinamo nuk do ti lejojë arratinë Tiranës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *