• |
ide | kryesore

Video/ Bayern Mynih i pandalshëm në Bundesliga: Freiburg nuk e ndalon dot të ruajë kreun

-Instant, Sport, Video

Bayern Munich konsolidon vendin e parë në Bundesligë. Në javën e njëmbëdhjetë, të besuarit e Nagelsmann mposhtën Freiburg, i treti, 2-1 me golat e Goretzkas dhe Leëandoëskit (Haberer nuk mjafton për miqtë) dhe kaluan në +4 ndaj Borussia Dortmund, që duhet të përfundojë ndeshjen me Leipzig. Wolfsburgu i Kohfeldt fiton sërish, 1-0 në Augsburg, ndërsa bien Hoffenheim 2-0 nga Bochum dhe Shtutgarti, 0-1 me Arminia Bielefeld.


Bayern Mynih mposhti Freiburg 2-1 në ndeshjen për zonën e lartë të renditjes dhe mbeti në krye i vetëm. Bavarezët shtynë menjëherë përpara dhe u shfaqën në anët e Flekken me shanset e krijuara nga Süle dhe Davies, të dy të ndalur nga portieri. Miqtë e provuan me Höler, goditja e të cilit përfundoi ngjitur me shtyllën. Të besuarit e Nagelssman zhbllokuan rezultatin pas gjysmë ore lojë me Goretzka, i cili shfrytëzoi asistin e Müller për të shënuar 1-0 i vetëm përballë portierit kundërshtar. Menjëherë më pas Lewandowski kishte mundësinë të dyfishonte, por Flekken reagoi saktë.


Freiburg e nisi me forcë pjesën e dytë dhe provoi me Eggestein dhe Höfler, të cilët nuk gjetën pasqyrën e portës. Shumë më afër golit ishte Goretzka, i çliruar nga filtri brilant i Sané: por dygolëshi i tij i mundshëm u përplas në shtyllë. Pesëmbëdhjetë minuta nga fundi, Lewandowski u duk se siguroi fitoren e Bayern me 2-0 e lindur nga sugjerimi i Sané. Bavarezët, sidoqoftë, vetëkënaqen dhe lejuan hapësira: Neuer ndali goditjen me kokë të Höfler dhe tentativën e Hölerit, por në të 92′ ai nuk mund të bënte asgjë në diagonalen e Haberer, që ngushtoi rezultatin në 2-1. Pjesa tjetër e shtesës nuk solli asgjë të re: me këtë sukses, Bayern mbetet i pari me 28 pikë dhe Bundesliga është kthyer të jetë vetëm një luftë dysh me Dortmund. Freiburg, që ruan vendin e tretë, tashmë është gjashtë pikë larg.

Bundesliga Germany
Bayern Munich 2-1 Freiburg
Bochum 2-0 Hoffenheim
VfB Stuttgart 0-1 Arminia Bielefeld
Wolfsburg 1-0 Augsburg


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.