• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gazetarët i kërkojnë Gledis Nanos ndëshkim për policin që shtyu gazetaren Anila Hoxha dhe kameramanin e saj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një incident ndodhi sot në Dajt, në vendin ku u gjet trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës. Një polic që po hapte rrugën për kalimin e një furgoni për pak hodhi në humnerë gazetaren Anila Hoxha dhe kameramanin e saj. Për këtë ka reaguar menjëherë një nga shoqatat e gazetarëve “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë” që i kërkon titullarëve të policisë të ndëshkojë efektivin që shtyu gazetaren dhe kameramanin. Gledis Nano ka vetëm pak ditë në punë, por mbetet për t’u parë se si do të reagojë ai për incidentin që mund ta shikoni KETU të filmuar nga kameramanët e tjerë të pranishëm në vendngjarje.

“Shtyrja dhe sjellja brutale e një punonjësi policie e cila i rrezikoi jetën reporteres Hoxha, përbën një akt të përsëritur punonjësish me uniformën e policisë së shtetit ndaj reporterëve dhe operatorëve të mediave vendore dhe kombëtare. Reagimi i menjëhershëm i koleges Anila Hoxha, në respekt të mbrojtjes së integritetit fizik dhe denoncimit të natyrës agresive të punonjësit të policisë së shtetit, gjejnë mbështetjen e plotë të organizatës sonë. 

UGSH u kërkon titullarëve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të reagojnë me veprime konkrete ndëshkuese ndaj individëve të tillë të cilët duhet të njohin dhe respektojnë në çdo rast integritetin fizik dhe atë profesional të reporterëve në krye të detyrës. Akte të tilla të përsëritura gjatë këtij viti, dëshmojnë qartazi se punonjës të tillë e kanë jo vetëm sjellje, por mesa duket natyrë, cënimin fizik me gazetarët dhe reporterët në terren” thuhet në njoftimin e unionit.



9 Comments

    1. Nese do qe e kunderta, nje gazetar te kishte shtyre policin, vete Rama do e kishte arrestuar ne flagrance. Kuptohet, Blendi Cuci do mbante prangat. Por nuk ndodhi keshtu sot. Nje shperdorim skandaloz i detyres, dhune ndaj nje profesioni si media. Gjsesi, ata nuk shqetesohen se ky eshte mentaliteti qe kane. Si ne rastin e atij femijes me biciklete tek liqeni, apo me keq, ne Laprake qe e vrane te shkretin. Eshte fryme qe buron nga arroganca dhe injoranca ndaj ligjit, dhe qe eshte tipari me dallies i Edi Rames me organizaten e ti shtet-kapese.

  1. Edhe ti Anila si ben sikur te gjujten me kallash te shtepia si koleges tende, rri urte aty e ha ate cope buke se ata qe ta japin rrogen ty jane bythe e breke me qeverine.

  2. Epo kur e shtyjn Anilen e paska fajin policj
    Ndersa kur oolicia masakron popullin e kane fsjin kriminelat qe j dalin perpara llumbave te policit
    Duhet tju bere halli qe te qurravitet Anila

  3. Berisha abstenoi për borxhin 750 milionë euro, sot akuzon Bashën për atë që bëri vetë. Ja pse ‘Foltorja’ është lëvizje për të shpëtuar Familjen

  4. YMER GELBAZA KELLIRES I MBAN GOJA NJESOJ SI MUTI I SALI BERISHES DHE EDI RAMES -PRANDAJ NUK I OFROHET ASKUSHI SE TE QELBE FARE thotë:

    EDHE KUR E SHQELMUAN YMER G KELLIREN,ANDI BUSHATI JA BERI NJE NDER YMERIT ,E SHURROJ NE SURRAT PER TI LARE GJAKUN NGA SURRATI

  5. Po kryeministi psiqik shtyu gazetaren dhe gazetari topit met veliu zgerdhihej..ca prisni nga nje cop polic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *