• |
ide | kryesore

Bojkotojnë kundërshtarët e Bashës/ Ç’ndodhi pas dyerve të mbyllura të kryesisë së grupit të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për gati 2 orë e 30 minuta në selinë e Partisë Demokratike u mblodh pasditen e së dielës kryesia e grupit parlamentar. Ky forum ka në përbërje përveç kryetarit të PD-së edhe sekterarin e Përgjithshëm, kryetarin e grupit parlamentar dhe kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare. Ajo që ra në sy ishte mungesa e deputetëve Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi.

Bylykbashi është rreshtuar prej kohësh në radhët e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa Vokshi është përfshirë në një përplasje me Bashën pasi ky i fundit vendosi të hapë garën për të zgjedhur zëvendësen e saj në krye të Forumit të Gruas të PD-së.

Mbledhja e kryesisë së Grupit parlamentar të PD nisi rreth orës 18:00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura. Mësohet se në nisje të mbledhjes Lulzim Basha u është përgjigjur akuzave të kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi dhe kryetares së LDGSH-së, Albana Vokshi.

Të dy ata e kanë akuzuat kryedemokratin për shkelje të statutit me vendimin për shpalljen e garës për drejtuesit e këtyre dy forumeve. Përpara se të hynte në mbledhje Basha u tregua i ashpër me Berishën në një prononcim të shkurtër për gazetarët.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.

Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës.
Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës.

Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës” – tha Basha duke ashpërsuar për herë të parë gjuhën ndaj paraardhësit të tij. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Lulush çdo dite e me i vogel behesh !
    Me vjen turp qe te kam suportuar dhe shume fare !
    Para pasqyres do i kerkoj zotit te madh 100 falje !Me fal per kete monster te vogel qe kam mbeshtetur : Zoti im !
    Berisha eshte oksigjen lulush dhe ti ben biznes me te,me kunatin tend te qelbur e hajdut siç je vete,marrveshje me te dhe kafshohesh me te e pret okaigjenin ti?Ti te rruan menderen bashke me shoqaten e gejve e shoqeve ilegale qe punojne fort ne zakonin e vjeter !
    Pas asaj fytyre qe del ne publik,fshihet djalli !
    JEP DOREHEQJEN SE INATIN E EDVINIT DO TE TA NXJERRIN TY MASKARA,DEMOKRATET!DO TE ZHYSIN NE LANE,BASHKE ME SHOQATEN TENDE MASKARA.
    Mos fol me ne emrin tone legen,i pabese e mashtrues i pacipe fare !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *