• |
ide | kryesore

Covid-19 në Shqipëri/ ISHP: Rënie e lehtë infektimesh, por i druhemi dimrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rastet me Covid në Shqipëri kanë pësuar një rënie të lehtë javën e fundit. Ekspertë e ISHP thonë se qarqet më të prekura vijojnë të mbeten ato me popullsi të madhe.

“Aktualisht jemi në një situatë të qëndrueshme epidemiologjike, ku vihet re një rënie e lehtë e rasteve pozitivë me Covid-19 krahasuar me një javë më përpara. Qarqet kryesore ku janë përhapur më shumë rastet janë Tirana, Durrësi, Elbasani, fieri, ato me popullsi të madhe. Incidenca e kësaj jave është 242 raste për 100 mijë banorë ndërsa ka qenë 270”.

Në prag të dimrit Ekspertët i druhen një rritje të kurbës së infektimeve ashtu siç po ndodh në shumë vende.

“Situata në Europë dhe SHBA po tregon një tendencë rritje, ne shpresojmë të mos jemi pjesë e këtyre vendeve por duket pak si e vështirë. Vaksinimi është e vetmja mundësi për të ulur rastet dhe një apel për studentët për tu vaksinuar për të ndalur këtë pandemie që po zgjat” – citon tvklan.

Grupmosha më e prekur nga Covid-19 në Shqipëri vijon të jetë ajo mbi 65 vjeç, por edhe grupmosha 30-50 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *