• |
ide | kryesore

Dalin në gjyq 70 anëtarë të familjes mafioze “Ndragheta”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një gjykatë italiane ka dënuar 70 anëtarë të grupit të fuqishëm mafioz, Ndrangheta, në fazën e parë të gjyqit më të madh anti-mafia në dekada. Të pandehurit u përballën me akuza të shumta duke përfshirë “tentativë vrasje” dhe “zhvatje”.

Gjatë 2 viteve të ardhshme pritet që të përballen me gjykatën 355 mafiozë të dyshuar dhe zyrtarë të korruptuar të akuzuar për përfshirje me grupin më të pasur dhe më të fuqishëm të krimit të organizuar në Itali. Qindra avokatë dhe gati 1 mijë dëshmitarë janë përfshirë në këtë çështje.

Seanca që u zhvillua të shtunën me dyer të mbyllura u mbajt në një sallë të konvertuar posaçërisht për këtë proces në qytetin kalabrez të Lamezia Terme.

Të akuzuarit kishin zgjedhur një gjyq me procedurë të përshpejtuar që që u lejoi atyre t’u zvogëloheshin dënimet me 1/3-ën nëse shpalleshin fajtorë. Gjyqtarët u dhanë 6 prej të dënuarve dënimin maksimal prej 20 vjetësh burg që edhe prokurorët kishin kërkuar. 21 të pandehur të tjerë u shpallën të pafajshëm.

Akuzat përfshin trafik droge, vrasje, tentativë vrasjeje, zhvatje ndërsa për zyrtarët ksihte akuza si “nxjerrje të sekreteve zyrtare” dhe “shpërdorim detyre”.

Ndrangheta është një rrjet i përhapur kriminal i përbërë nga rreth 150 familje. Ky proces kishte të bente posaçërisht me vetëm njërën prej tyre, familjen Mancuso.

Bosi i kësaj familjeje është Luigi Mancuso, 67 vjeç, i cili njihet me pseudonimin “Xhaxhai”. Pjesë e procesit është edhe ish-senatori Giancarlo Pittelli, 68 vjeç, por ai do të përballet me gjykatën më vonë.

Drejtues i çështjes është Nicola Gratteri, një nga kryeprokurorët më të respektuar anti-mafia të Italisë. Ai ka shpenzuar dekada duke luftuar bandat dhe krimin italian dhe për pasojë ka jetuar nën mbrojtjen e policisë për më shumë se 30 vjet.

“Ndrangheta” u bë e njohur pas gjyqeve të fundit të viteve 1980, të cilat dobësuan ndjeshëm familjet mafioze të Sicilisë, “Cosa Nostra”.

“Ndrangheta” është e përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të paligjshme, por është e specializuar në trafikun e kokainës dhe besohet se kontrollon rreth 80% të tregtisë së Evropës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *