• |
ide | kryesore

Hetimet/ Zbulohet sasia e tritolit poshtë makinës së noteres në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Noteres Rezarta Koçi i është vënë rreth 100 gram tritol në mjetin e saj luksoz “Range Rover”. Kjo është ajo që mësohet nga hetimet e policisë së Tiranës për ngjarjen e ndodhur të premten e kaluar në zonën e “Komunës së Parisit”.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë autorët dhe të zbardhin motivet e kësaj ngjarjeje. Ajo është marrë në pyetje nga policia dhe përpara hetuesve ka treguar edhe personat me të cilët ka pasur probleme. Policia ka sekuestruar pamjet e dhjetëra kamerash sigurie në zonë.

Tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës dhe ka sjellë dëme materiale, por jo persona të lënduar. Dyshohet se lënda plasëse është vënë në formën e paralajmërimit apo kërcënimit dhe jo me qëllim që të lëndonin dikë. Të njëjtat burime thanë se noterja ka pasur një konflikt me disa persona për çështje parash.

Në vitin 2019, ajo është denoncuar në polici dhe në prokurori 4 herë për mashtrim dhe përvetësim parash. 3 kallëzime të tjera janë bërë gjatë këtij viti. Mësohet se Koçi nuk e mbante më statusin e noteres, pasi ishte përjashtuar nga sistemi, pas një hetimi të nisur me urdhër të ish-ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *