• |
ide | kryesore

Hoxha në stol, penalizim për gafat?: “Ka frakturë në gisht”

-Instant, Sport



Në fitoren e parë të Partizanit në kampionat mungoi kapiteni Alban Hoxha. Në vend të tij kuadratin e portës e mbrojti Teqja, gjë që u duk një penalizim i teknikut për portierin që nuk po kalon një moment të mirë, e konfirmuar nga gafa e fundit në ndeshjen me Egnatian. E megjithatë tekniku e hedh poshtë këtë opsion, duke shpjeguar: “Alban Hoxha ka frakturë në gishtin e dorës, stërvitet me grupin përveç anës teknike se nuk mund të përdorë duart dhe mundohet që me Ilirin Bozhiqin të mos humbë gjendjen fizike për atë që i duhet dhe do presim vendimin e stafit mjekësor në mënyrë që ta kemi të gatshëm. Por një meritë ka edhe Teqja se e ka mbajtur portën me 0 gola bashkë me fazën e mbrojtjes, ne të na kthehet Albani por vlen të përshëndetet edhe Teqja për lojërat e mira që ka bërë”, tha Daja.

Tekniku ka folur edhe për momentin e vështirë që po kalon skuadra e tij: “Kemi marrë përgjegjësinë për këto lloj rezultatesh, kemi prodhuar lojë e kemi pasur situata për të fituar, kemi marrë përgjegjësi dhe të gjithë bashkë u munduam ta kalojmë. Sot ndaj thashë që aspekti i manovrës kaloi në plan të dytë, ishte sakrifica e dëshira e lojtarëve për të rikuperuar atë që nuk kishim bërë, për të shkuar te fitoja. Kur nuk ke këtë presion është e lehtë që gjërat në klasifikim të ndryshojnë se ajo që do ta ndryshonte ishte fryma e grupit dhe shpirti i skuadrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *