• |
ide | kryesore

Berisha nuk vdes pa rrëzuar dhe Ramën

-Instant, 2, Ide



Sali Berisha e ka fshi perpara Partine Demokratike, s’ka qe e ndale. Nuk e di a eshte kjo nje gje e mire per kete parti dhe per demokracine shqiptare ne pergjithesi. Berisha eshte qe 30 vjet ne politike, edhe eshte pak veshtire me besu qe mundet me dhane edhe dicka me teper per ate vend.

Une jam prej atyre qe besoj qe Berisha eshte politikani qe i ka dhane me se shumti Shqiperise, krahasuar me Meten, Ramen, Mejdanin, Mojsiun, Topin dhe te tjere me radhe. I ka pri rrezimit ne komunizmit, e ka antaresu ne NATO, ia ka heq vizat shqiptareve dhe te arritura te tjera. Mirepo, cka mundet me dhane tjeter?

Sido qe te jete, Lulzim Basha u tregu i paafte per me qene opozitar i Edi Rames. Ka deshtu qe tete vjet, e do te deshtoje edhe 80 vjet te tjera. Prandaj, rikthimi i Berishes dhe entuziazmi rreth tij edhe mund te justifikohet. Shqiptaret kane qene ne kerkim te nje lideri qe nuk negocion me Ramen, qe nuk i nenshtrohet e as frikesohet atij. Kete gje e kane gjetur te Berisha.

Keshtu qe ne demokraci mosha nuk eshte pengese shume e madhe. Mos t’i numeroj me radhe lideret qe jane me te vjeter se Berisha. Ndoshta nuk po don me shku prej ksaj bote pa e hjeke edhe Ramen :).

Berisha ishte shpallur i vdekur edhe pas permbysjes se vitit 1997. Mirepo e kishte deshmuar qe ai duhet te shpallet i vdekur politikisht vec nese eshte i vdekur biologjikisht.

Marrè nga faceboku i autorit Berat Buzhala



34 Comments

  1. Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker,berat rri me salihun ato qe kane bere fuqite e medha komunizmi nato vizat,salihu ishte se ramiz Alia zgjodhi salihun vetem kaq,por krime të tij ja kane kaluar dhe mesuesit të tij enver

  2. I botuan faturën e kafes në Milano, Gjekmarkaj i PD shpërthen për Saliun dhe Shkëlzenin: U pasuruat me vdekjen e të tjerëve, hoteli juaj 12 mijë USD nata, festuat me 70 mijë euro fishekzjarre”

  3. Goditja amerikane ndaj (Führer) për korupsion, dhe goditja, “poshtë brezit” që i dha Basha, çoi në degradimin e pavetëdijshëm të Berishës e nën kushtet e një psiqike të paarsyeshme për mbijetesë ai po mundohet që nëpërmjet “Foltoreve” të përcaktoj territorin e vet të sigurtë (habitatin) e të vendos disa piketa (Bajoneta) për mbijetesën e tij personale e politike. Për interesin e tij personal ai po bën një luftë të poshtër politike që në thelb ka shkatarimin e PD e jo mbijetesën e tij.. “ Foltoret ” mbushen nga njerëz që përballen me pabarazitë sociale, padrejtësitë shoqërore, mëritë e vogla, nga njerëz meskine e konfuz që kanë humbur besimin te sistemi politiko-ekonomik që kemi, dhe shpresojnë se Berisha (Führer) i tyre e ata do dominojë politikisht në vënd. Prezenca e tyre lidhet më shumë me vlerësimet dhe preferencat personale ndaj Berishës, sesa me kontekstin politiko-moral ku ndodhet Berisha i akuzuar si i koroptuar nga SHBA. Berisha iluzionist u ofron këtyre njerëzve me një mori interesash të pafund e të vogla personale “një mjegullanaj shpresash social-politike, e ngarkuar pafundimisht me artikulime fjalësh pa një sens ideologjik. Paradigma Berisha duhet refuzuar.

    1. O idiot që bashkon mekanikisht, pa llogjikë, fjalë që tingëllojnë bukur të marra veç e veç, por të renditura në fjali pa kuptim që tju shkojë nivelit të fjalëve, çfarë do të thotë “psiqikë e paarësyeshme për mbijetesë”?!!!!!!!

      O gjysmak nuk shkruhet i koroptuar, por i korruptuar.
      Po paradigma ç’kuptim ka në këtë rast?!!

  4. dy muaj nga Foltorja e parë, kemi parë që të vetmit njerëz që shprehen, janë përrenjtë psiqikë të problematikëve të mllefosur, apo tifozë të “sëmurë” të doktorit, që gjithsesi do t’i qëndrojnë gjatë besnikë

  5. Flisni kot shumica. Pyetja qe duhet bere eshte se pse ka kaq shume njerez te Foltoret. Pse njerezit kthehen tek Berisha. Pergjigja eshte vetem nje: sepse per ta Basha nuk egziston. Kete e dine edhe amerikanet, por me sa duket u intereson Rama ne pushtet. Demokratet instiktivisht kane kuptuar se Basha nuk fiton me Ramen, prandaj kthehen me deshperim te Berisha. Prandaj zgjidhja per PD duhet pare e gjetur pa Bashen dhe pa Berishen.

  6. Sali Berisha te ha karin o Bubuzheli Ai eshte vetem nje kufome dhe i ka ditet e numuruara bashke me dy kopilet e tij te shemtuar

  7. PLAKU I HEKURT….PARA,kundra majmuneve lajkatare e servile te kukllave koreane e sorrosiane.
    Se shpejti i pa afti Blinken,ne mos doreheqjen,do te jape deklaraten bombe se nga ku mori “indicie” me percaktu non grata nji te pafajshem,sic jena NE allvanoset 95% te tille.
    Dhe “I’m sorry it was a wrong decision”…..

  8. Ai se ka mbajt këtë qëndrim ndaj familjes së Millosheviçit, ndaj familjes së Gaddafit, Saddam Hussenit. Unë nuk jam për atë ‘i ka provat, s’i ka provat’. Berisha s’ka lënë gjë pa thënë për të vramit e gjithësecilit dhe ska dërguar asnjë provë kurrkund.

    Tani, ‘e kam çuar në gjyq në Francë, tek një gjykatës’. Cili gjykatës? Do gjykojë Franca, DASH-in, apo sekretarin e shtetit? Kjo është krejt absurd. Kjo është tymnajë.” O Re Bo vetem ti i shikon keta shume njerez ke Saltorja e kriminelit salih,salla me e madhe qe salihu ka bere Fallxhoren eshte teatri mi gjeni ne shkoder me 320 vende,salihu Po te kishte bythe i zhvillonte ne pallate sporti

    1. Pas 6 muajsh shikoje mamin se do të ta qijë Saliu, dhe ti do ti shkosh sekretarit të PD atje ku jeton duke ju lutur të mos të ta heqin sufllaqen.

  9. Fahri Balliut i cili premtoi se me Sali Berishën në krye të PD, demokratët do të hanë veç mish e pilaf.

  10. Grenell gati të shkojë në Foltore? Flet nga Tirana: Nuk kam parë dhe nuk besoj se ka prova kundër Berishës

  11. “Aleanca e Berishës me Grenell dhe klanin serb të Grenell dhe si po derdh Zeni para të madhe për lobim”

    1. Fillut me aludime me teori konspiracioni , me idiotsi nga mengjesi deri ne dark! Pranojeni hapur qe foltorja po funksionon, po kthen shpresen dhe po ringjall te djathten shqiptare (ate te verteten). Se cfar ben zeni x y do ti tregoj koha! Nje gje do tiu thoja mos u shqetsoni se cfar do bejet ne pD kur voten ja hidhni te majtes! Jan gjera qe ndodhin ne nje familje dhe do zgjidhen! Juve qw filloni me kto budalliqet qe saliu kriminel , saliu i korruptuar etj etj etj kerkoini llogari te gjatit qe ka 8 vjet qe spo e denon spo e gjykon edhe spo e con para drejtsise! Jeni vertet pathetic dhe sa here ju lexoj per te shtyr kohen mi sillni zorret ke goja me kte fasaditet qe e mbuloni me lale lule per te treguar sa te mencur jeni! ZERO ME BISHTE! Fatkeqsi e madhe !

  12. SHBA paralajmëron pas ‘non grata’-s për Berishën/ Escobar: Do vendosen sanksione ekonomike ndaj liderëve dhe kompanive që i mbështesin

  13. Haxhiqamilizmi, thirrjet “dum babën” kanë mbetur në historinë e Shqipërisë si shprehje e regresit të diktuar nga turma qorre; simbolikë e mbajtjes tek e shkuara për rreckash, edhe kur ajo është vetëm një kufomë e dekompozuar që duhet varrosur shpejt.

    Kjo sjellje tragjike dhe komike bashkë, që na lë prapa si shoqëri nuk ndodh për herë të parë. Vazhdon të ndodhë. Sot gjenden shqipo që brohorasin akoma pas 30 vitesh për doktor Saliun, e shkuara e të cilit përveçse e shkuar, është edhe kriminale.

  14. Xhorxh Sorosit në Tiranë, krah të cilit ndodhet Andi Bejtja, që sot drejton TV-në e djalit të Sali Berishës.

    Ai shkruan me ironi se Evi Kokalari që kërkoi shpalljen non grata të Sorosit në Shqipëri, duhet të kërkojë edhe pastrimin e televizionit të Berishës nga “agjentët” e Sorosit.

  15. Suel Çela, një person i akuzuar si i “bosi i krimit” në Elbasan, punon për Sali Berishën.

    Bardhi shtoi se për këtë është në dijeni dhe Flamur Noka sepse është thirrur dy ditë më parë.

  16. Mos prisni as 11 dhjetorin e këtij viti, as të vitit tjetër. Talibanët do rrijnë gjatë në Dajt duke pritur zbarkimin në Tiranë. Dhe nuk kanë për të hyrë kurrë bashkë, por vetëm një nga një të dëshpëruar dhe penduar që morën mend e një njeriu, që i përdori në fund të jetës si truproja të varrit të tij politik.

  17. “Prapa Taçit janë Berishët”, Geri Kokalari: “Familja kishte pozicion të fshehtë pronësie në ARMO dhe aksione pritëse në Albpetrol, nëse privatizimi në 2012-n do realizohej”Shpellkare me kollare qe jeton te bregu lumit

  18. Te merresh Saliun dhe keta funderrina akoma pas 30 vjetesh…..te marrte zjarri moj Shqiperi, u zhduksh nga faqja e dheut me cte mban toka or vend kot.

  19. Idealizmi dhe heroizmi që ka kanë një korrelacion organik.

    Tragjizmi.

    Komizmi.

    Metamorfoza e personazhit politik të trefishtë Sali Berisha që në këto tre dekada ka kaluar nga idealizmi heroik në tragjizëm, tani është në dimensionin e fundit, atë komik.

    Foltoret e organizuara nga ai shëmbëllejnë me komeditë e Aristofanit, ku do të apostrofoj retë dhe zogjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *