• |
ide | kryesore

Mesazhe dhe telefonata natën/ Zbulohen sjelljet e drejtorit ndaj vajzave të mitura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Telefonata në orë të vona dhe mesazhe ndaj dy vajzave të mitura.

Janë këto vetëm disa nga sjelljet e pazakonta të drejtorit të shkollës 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Stropckë të Pogradecit, ndaj dy 14-vjeçareve të cilat e kanë akuzuar për ngacmim seksual.

Sikurse bën me dije, njërës prej vajzave që ka prindërit emigrantë në Greqi për herë të parë i dërgoi një emoi. Kur e mitura nuk reagoi, ai e fshiu. Vajza mundi t’i bëjë screen-shot mesazhit.

‘I tregova vëllait mesazhin në Whatsapp. Vëllai të nesërmen erdhi në shkollë. Debatoi me drejtorin dhe i kërkoi llogari. Drejtori i kërkoi të falur’, tha 14-vjeçarja.

Sikurse ka pohuar vetë vajza, pas disa ditësh drejtori e ka takuar në oborrin e shkollës, dhe e ka pyetur me detaje se me kë jetonte dhe nëse i ishin kthyer prindërit nga Greqia.

Ndërkaq vajza tjetër ka treguar se ka marrë disa herë thirrje në Whatsapp nga Adriatik Haxhillari. Zakonisht i telefononte në mbrëmje dhe pasi nuk merrte përgjigje, shkruante se i kishte rënë gabimisht.

Vajzat kanë treguar se 59-vjeçari konsumonte shpesh alkool në lokalin pranë shkollës dhe hynte në mësim pasi kishte pirë.

Adriatik Haxhillari u arrestua një ditë më parë dhe u pezullua nga detyra, ndërsa Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se tashmë çështja e tij do të ndiqet nga drejtësia.



2 Comments

  1. prefesori kur e nxorri
    si anten televizori
    edhe 14 vjecarja kur e pa
    fute ketu na i tha …
    Minorene 14 vjecare? Boll me keto perralla feministe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *