• |
ide | kryesore

Princit Harry i mohohet e drejta të veshë uniformën e tij ushtarake

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar se Princ Harry  do të marrë pjesë javën e ardhshme në  një gala në bordin e një luftanijeje në Nju Jork për të vlerësuar pesë heronjtë e luftës me medalje.

Por,  pavarësisht se ai ka shërbyer dy herë në Afganistan, Princi nuk do të jetë në gjendje të veshë uniformën e tij ushtarake për shkak të heqjes së titujve të nderit. Harry humbi titujt e tij pasi ai dhe Meghan Markle njoftuan në mars të vitit të kaluar se do të largoheshin nga familja mbretërore. Tashmë, cifti jeton  në një rezidencë në Montecito, në Santa Barbara të Kalifornisë, me fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *