• |
ide | kryesore

Reja ndryshon mendje, thërret një sulmues më shumë: italiani i merr Muçin U21 të Bushit

-Instant, F1, Sport



Edoardo Reja ka ndryshuar mendje në lidhje me numrin e sulmuesve të thirrur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese drejt Katar 2022 kundër Anglisë dhe Andorras. Italiani që bashkë me stafin teknik kuqezi, ashtu si edhe një pjesë të futbollistëve, janë grumbulluar në kompleksin e kombëtares në Durrës, ka vendosur Uzuni, Broja, Cikalleshi e Balaj nuk mjaftojnë, ndaj dhe ka bërë një lëvizje, që në anën tjetër penalizon Alban Bushin dhe U21 e tij.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka një ndryshim të fundit në listën e Kombëtares. Sulmuesi Ernest Muçi do të vihet në dispozicion të Kombëtares A që nga dita e nesërme për dy ndeshjet e Botërorit 2022.

Lojtari i Legias së Varshavës ishte në listën e Kombëtares U-21 për ndeshjet e Europianit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, por tashmë ai do të kalojë në urdhrat e trajnerit Reja. Në vendin e tij në Kombëtaren U-21 është thirrur Eridon Qardaku, futbollist i cili aktivizohet me Bylisin e që ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës Shpresa. Qardaku është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit U-21, që ka nisur tashmë përgatitjet për ndeshjet e EURO 2023 ndaj Sllovenisë dhe Kosovës më 12 dhe 16 nëntor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *