• |
ide | kryesore

Rekordi/ Bayern kalon kufirin 100 gola në vitin diellor: skuadra e dytë që e arrin këtë në histori

-Instant, Sport



Me dy golat e shënuar në kampionat ndaj Freiburg, e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të Bundesligës, skuadra e Bayern Mynih ka arritur një rekord historik. Falë golave të realizuar nga Goretska dhe Lewandowski, kampionët e Gjermanisë arrijnë kuotën 100 në një vit kalendarik.

Një arritje e bukur për formacionin e Nagelsmann që kryeson renditjen e kampionatit gjerman me + 4 ndaj vendit të dytë që mbahet nga Borussia Dortmund. Klubi bavarez është bërë kështu skuadra e dytë në historinë e Bundesligës që ishte në gjendje të shënonte 100 gola në një vit kalendarik. Në vitin 1977, futbollistët e Këlnit arritën të shënonin 101 gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *