• |
ide | kryesore

Video/ Teuta inekzistente: Laci merr fitoren e katërt radhazi e fut në telashe Martinin

-Instant, F1, Sport, Video



Laçi triumfon 2-0 përballë kampionëve në fuqi, duke mbajtur 100% fitore që kur Mirel Josa është ulur në pankinën kurbinase: suksesi I katërt radhazi për kurbinasit, që shfrytëzuan kualitetet për të dënuar durrsakët në fundet e cdo pjese loje. Ngjitet me shpejtësi në 11 pikë Laci, duke I ndezur sinjalin e parakalimit pikërisht Teutës, që jo vetëm humbi ndeshjen, por doli e sfilitur nga kjo përballje, me Acquah, Selmanin, Aleksin e gjithashtu Xhekson që do të mungojnë në sfidën e ardhshme me Skënderbeun.

Teuta luajti ndeshjen e saj në pritje, duke shpresuar në hapësira që Laci mundti linte nga dëshira për të sulmuar, por u gjend përballë një skuadre shumë të orientuar të mos gabonte, sa vetëm një herë Selmani, në të 14, kishte mundësinë të shënonte golin e ish-it, pa mundur të bëjë keq. Bardhezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 42 kur Mazrekaj ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen e dënimit, me një goditje-kros që askush nuk e preku e që befasoi portierin.

Teuta nuk arrin të gjejë mënyrën të reagojë as pas rifillimit, ndërsa në 11 minutat e fundit u detyrua të luajë me 10 lojtarë pas ndërhyrjes së gabuar të Xhekson ndaj Guindos. Në superioritet Laci mbylli llogaritë me një Guindo efikas para portës, duke ndëshkuar Qirkon në minutën e parë shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *