• |
ide | kryesore

Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Escobar në Bosnje: Nuk do të ketë luftë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të arrijë më 7 nëntor në Sarajevë, në kohën e rritjes së shqetësimeve se Republika Sërpska mund të shkëputet nga ky vend. Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990. Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 5 nëntor se njerëzit në Bosnje e dinë që komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar për t’u siguruar që “të zbatohen përkushtimet për paqe dhe siguri të njerëzve në rajon”, duke shtuar se “ne jemi të përkushtuar se nuk do të ketë luftë”.

Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës, ka kërcënuar së fundmi me largim të Republikës Sërpska nga institucionet kombëtare, siç është autoriteti i taksave, agjencia për ilaçe dhe nga ushtria. Escobar ka thënë se secili motiv që dëmton Marrëveshjen e Dejtonit është “shumë destabilizues në rajon”. Shtetet e Bashkuara kanë thënë edhe më parë se nuk ka “rrugë kushtetuese” për Republikën Sërpska që të tërhiqet njëanshëm nga institucionet shtetërore. Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, ka paralajmëruar ditë më parë se ky vend është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë.

Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike Guardian, Schmidt ka thënë se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e tyre për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re. Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnje aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, që i ka rreth 700 trupa.

NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë. Përfaqësuesit e Republikës Sërpska janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje. Republika Sërpska ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit. Përveç Bosnjës, Escobar do të vizitojë edhe Malin e Zi. Vizitë eventuale në Kosovë nuk është konfirmuar.



2 Comments

  1. Sikur Shqiperia te mos drejtohej nga klikat nderkombetare cifute qe kane vene ne krye ne fillim Sali Kafshen dhe pas Edi drogen te degjeneruarin, dhe Shqiperia te kishte politike te qarte te jashtme, ushtri, industri dhe vizion, ky do ishte rasti perfekt ne aspektin gjeopolitike per nje aleance balllanike ndaj kurvave dhe bastardeve serve.

    Probeleme me Bosnje, probeleme me malazezet, probeleme si gjithmone me Shqiptaret ne Kosove dhe me Kroatet, fusnim edhe Hungarine ne loje, dhe krijohej nje kolaicion real ndaj serveve.

    Servet do keqtrajtoheshin ne gjithe keto vende dhe Open Balkan nuk do e perfshinte fare serbine.

    Sigurisht qe une nuk e pres kete gje nga Rama vemja.

    Thjesht dua te tregoj katandine se ku eshte politika Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *