• |
ide | kryesore

Basha zbulon për çfarë treguan interes kongresmenët amerikanë pas takimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka zbardhur një pjesë të bisedës me delegacionin nga Kongresi Amerikan, teksa theksoi se kanë shprehur interes për nismat e PD-së, konkretisht ajo për vettingun e politikanëve dhe kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Basha deklaroi se në prioritetin e parë për Shqipërinë ka renditur domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për këtë qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit midis politikës dhe krimit të organizuar

“Përfaqësuesit e lartë të Kongresit amerikan, me një delegacion të kryesuar nga senatorja republikane Ernst dhe me praninë e dy anëtarëve të kongresit amerikan po kështu të PR dhe një zonjë të kongresit amerikan, të PD-së amerikane, së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare vizituan PD-në dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, në rajon dhe mbi perspektivën e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Në prioritetin e parë për Shqipërinë natyrisht rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për këtë qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit midis politikës dhe krimit të organizuar, ku shfaqën një interes të veçantë për iniciativat tona politike, siç është ai i vettingut të politikanëve dhe natyrisht siç është interesi më madhor i PD-së dhe i shqiptarëve, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Folëm po kështu për rëndësinë që ka jo vetëm për sigurinë për paqen e stabilitetin, po kështu dhe për demokracinë lufta kundër korrupsionit, por edhe për faktin që i gjithë rajoni sot po përjeton një nevojë të ngutshme për të rikthyer shoqëritë e Ballkanit Perëndimor në shinat e legjitimitetit demokratik sepse kjo situatë që po kërcënon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është produkt i drejtpërdrejtë i autokratëve të Ballkanit të cilët për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar bazat e bashkëjetesës demokratike siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke cituar në veçanti shkatërrimin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe raportin e ODIHR dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos iu ndarë asnjë çast kauzës së shqiptarëve për të pasur politikanë të pastër”, deklaroi kreu i PD.



9 Comments

  1. Dihet ajo se per cfare treguan interes se kot nuk ti solli Qimetja. Treguan interes qe te rrish ti kryetar perjetesisht i opozites dhe te jesh fasade opozite e atij bythqirit tjeter Ramazan. Ik o shalngjit se e pame ca dhipi bukur je.

  2. i pari qe duhet denuar per korrupcion jeni ju z. basha pasi keni shume ceshtje te hapura dhe qe ne si popull nuk kemi marre asnje pergjigje per ju ka shume drite hije qe me te drejte partia socialiste i ka ngritur duke filluar qe nga lobimi rus , rruga e kombit vrasiet e 11 janarit …. keto mbeten akoma te pa zbardhura dhe mos fol me per pasurine marramendese dhe disa shifra qe ju dispononi qe edhe nje familie e pasur ne perendim me te ardhurat dhe shpenzimet qe beni ju do ju kishte zili

  3. Te erdhi “përforcim” o kryetar?! Eh çfar nuk bën gjyshi hungarez për ty!

    Po dije se nuk bëhen punët me zor, koha jote ka mbaruar, .. Mos harro të bësh flokët me xhel.

  4. Ik ore qihuni me gjith ameriken u plasi Kari atyre per ne ata vijn aty se u pelqen bythlepirja qe to the edvin zorra u Beni atyre

  5. vizita tipike kortezie
    innterpretimi i deshtuar a thua se po iu ha luli atyre për lulin.
    ernst ka ardhur për arsye të tjera të cilat skanë të bëjnë fare me bashën.

    kimete fytyrebytha në këtë rast është pjesë e propagandës. ndërkohë është detyrë e ambasadorit të shoqërojë përfaqësuesit e zgjedhur me votë.
    gjëra të vogla , deklarata tipike. asgjë e veçantë.
    lapsi lajme të.tilla meritojnë 2 rrjeshta njoftim. deklaratën e bashës mund ta sillni si link

  6. merika eshte mbytur ne krim, vjedhje, vrasje, droge dhe korrupsion per vete dhe jo te vijne te na cajne trapin ne per demokraci kur per vete jane ne kaos

  7. Epo te flas per korrupsionin i mbyturi ne superllum eshte si te kesh dy byth dhe mos mbash asnje.
    Ore eshte ne terezi ky palla apo kujton se ha bare ky popull,ky popull pi bar por sapunin per djath nu ka shet dot o pengu bashllumi,i di bemat e tua tre ministri drejtove dhe te treja i dhjeve ,u bere kryetar tirane fjete gjume,u bere kryetar PD hengre mun,ky eshte CV jote politike si gjumash dhe mashtrues i lindur,suksese ne jete

  8. Vari karet pjese e e lojes se lobingut. Pa interes. Kta vin e ikin si shum te tjere po asnjehere ad vete se kuptoje pse erdhen por megjithate e futen ne listenbe gjate te vendeve qe kan vizituar gjoja per pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *