• |
ide | kryesore

Borxh 700 milion euro/ Rama, kunja dhe gallatë në Kuvend me deputetët e PD

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Parlamenti votoi sot për marrjen e 700 milion eurove borxh. Ekspertët parashikojnë që borxhi publik do të shkojë në 80.6 të PBB-së pas votimit të sotëm të parlamentit. Për këtë çështje kryeministri Edi Rama nisi të flasë në parlament, por kur ishte përballë deputetëve të Partisë Demokratike, pjesën më të madhe të kohës ia kushtoi batutave, kunjave dhe provokimeve me ata që i flisnin nga vendi.

U duk sikur kryeministri e kërkonte çdo reagim, çdo batutë dhe çdo kundërshti që i vinte nga deputetët e PD-së, për t’u marrë me batutat ndaj tyre, duke shmangur një shpjegim shterues se përse merren dhe se si do të përdoren 700 milion euro borxh. Lapsi.al ka përzgjedhur disa nga batutat e Ramës ndaj grupit parlamentar të PD-së dhe ndaj disa prej deputetëve në veçanti, si një formë e artikulimit për të shmangur rëndësinë e një çështjeje si ajo që u miratua sot në kuvend.

Batuta për konfliktin brenda në PD

“Protagonistët e qeverisjes së deri djeshme, sot i keni në krye. Në të dy krerët e zogut që po përpëlitet, se tani është edhe e formalizuar që është një zog dykrenar Partia Demokratike, por jo shqiponjë. Akoma nuk jam i qartë se cilës specie do t’i ngjajë në fund të kësaj kacafytje, por shqiponjës,jo”.

Kunja për Arber Agalliu

“Si mendoni ju? Do t’i jepnin tregjet e kapitaleve Shqipërisë, se më thanë që je dhe profesor ekonomie, se fole sikur po ndaje delet përpara gostisë”.

Kunjë për Lulzim Bashën

“Kështu që, mos qeshni me vete, se këtë “Flet vetë, qesh vetë” e keni si linjë partie ju, që ju vjen nga lart poshtë, por jo”.

Kunjë Salianjit

“Edhe zhgarravis, po. Edhe zhgarravis dhe nuk ka asnjë problem. Çfarë problemi ke ti me zhgarravinat? Ti duhet të shqetësohesh për imazhin e zhgarravinës që i jep publikut, jo për zhgarravinat që kanë jetën e tyre. Jeta e tyre fillon dhe mbaron tek një copë letër.Rrinë aty për t’u parë nga ata që duan të shohin zhgarravina, kurse njerëzit duhet të shqetësohen që të mos marrin formën e zhgarravinës kur flasin”

Kunjë ndaj deputetëve të PD-së që e kundërshtonin

“Ju jeni “O i shkretë i punëtuar, bam me këmbë e bam me duar” siç thoshte K.Th.Spiri. Ku të dali, bam me duart këtej, e bam me këmbë andej. Juve ju kemi. Nuk ju kemi zgjedhur ne, ju kanë zgjedhur të tjerët, kemi detyrë t’iu respektojmë dhe t’iu përqafojmë sa herë të kemi mundësi për t’iu dhënë pak dashuri”

Kunjë deputetëve të PD-së

“Ju aty e keni, “ca të kapim”. Keni dhe kaq vite që nuk kapni gjë dhe ngaqë ishit mësuar keq, ngaqë ju është bërë syri bakërr dhe shikoni kudo “ça po bëhet”.

Kunjë për Tomorr Alizotin ndërsa largohej nga salla

“Ai është i paanshëm kështu që doli jashtë… është i paanshëm ai. Çudi e madhe me këta të Ballit Kombëtar, gjithmonë njësoj, brez pas brezi…”

Kunjë për Flutura Açkën

Vetëm për poezinë nuk ka akademi, poezia është si të vjen

Kunjë për Salianjin

Për deri kur pllaka nuk ndërrohet do përsëris po atë këngë dhe vazhdon festivali i (jo këtë nuk e kam thënë këtë, se ti më ndjek me vëmendje dhe më regjistron biles, kështu që verifiko kasetat). Që nga festivali i parë i 2013, deri më tani ju keni të njëjtën muzikë.Update-ni muzikën.Keni dhe uploadues këtu. Fusni ca gjëra të reja se nuk shkon kështu./Lapsi.al

Më poshtë, fjalimi i plotë i kryeministrit Rama në parlament…



17 Comments

  1. Karaxhozi i paskrupullt Edvin Paulina BilalRama,ka arsye te tallet me deputetet e PD -se. Kur kryetari i tyre asht si shkuma e detit pa kocka e pa shtylle korrizore, mire i’a ban.
    Lapanxhoz,ironik,fodull,goje ndyre,mendjemadh me allvanoset.Ndersa me serbet lajkatar,servil,zorraxhi bithlepires.
    Ky asht kryeqenefi i ine burracaku,imorali,drogaxhiu Edvin Paulina BilalRama.

  2. Qa mereni kot me legenin e madh te maternitetit te Tirones , ai po kthehet ne biden me te madhe te gjith Shqiperise,??

  3. Mbajeni e kënaquni me një kryeministët që kur nuk di se nga tja mbajë kur ja nxjerrin në shesh të palarat, fillon e bën gallatë në parlament.
    Përfiton nga rasti se ka gardën e parlamentit që i del në mbrojtje , se e meriton që jo tja lyejnë surratin me miell të bardhë apo bojë të zezë, por ………………
    Le të guxojë i vetëm të shkojë i vetëm pa bodigardë e policë e të bëjë gallatë e të tallet me shqiptarët hallexhi që nuk kanë bukë të hanë e i fut në burg se nuk kanë para të paguajnë dritat, pa të shoh se si do ti përgjigjen.
    E pat provuar që të bënte kësij gallatash e ndyrësira të tjera imorale në fillim vitet 90 me shqiptarët e persekutuar e kur ju përveshën, lyu surratin me bojë të kuqe për të akuzuar Berishën se më ka rahur.
    Është karagjoz apo psikopat ?
    Karagjozllëku i tij është shenjë e psikopatisë e psikopatia është pasojë e drogës.

  4. Ai se ka mbajt këtë qëndrim ndaj familjes së Millosheviçit, ndaj familjes së Gaddafit, Saddam Hussenit. Unë nuk jam për atë ‘i ka provat, s’i ka provat’. Berisha s’ka lënë gjë pa thënë për të vramit e gjithësecilit dhe ska dërguar asnjë provë kurrkund.

    Tani, ‘e kam çuar në gjyq në Francë, tek një gjykatës’. Cili gjykatës? Do gjykojë Franca, DASH-in, apo sekretarin e shtetit? Kjo është krejt absurd. Kjo është tymnajë.” O shpellkare te salihut cilat nga kunjat nuk ju pelqen futini ne bythe njeri tjetrit të pakten do kenaqeni nga kunjat e rames

  5. Tash shihet se të votuan ata që i dusn kunjat nl bythë e ti je i pari o Ram derri
    he corona si stë pastroi nga kjo botë

  6. Mer borxhet per te lare borxhet . Vjedh per vete si gomari ne duhan dhe popullit ja rras sa krahu .
    Te besh humor me keto kurvlliqe vetem nje popull si i yni mund ti duroje keta sharlatane , keto kurva e bij karakurvash .

  7. Fahri Balliut i cili premtoi se me Sali Berishën në krye të PD, demokratët do të hanë veç mish e pilaf.Shpellkari t dhe ju të tjeret pilafi me mish gati salihu paguan

    1. E Çpunë ka këtu Fahri Baliu o koperativist e ta shkërdhefshin fsmiljen me radh mor mut ky derrrr është tu i mar frymën popullit e ti derrr i pa emër shkruan oa lidhje hu racln e mutif he corona ta martë shpirtin mor derrrr

  8. Grenell gati të shkojë në Foltore? Flet nga Tirana: Nuk kam parë dhe nuk besoj se ka prova kundër Berishës

  9. Grenell gati të shkojë në Foltore? Flet nga Tirana: Nuk kam parë dhe nuk besoj se ka prova kundër Berishës,e tregove qe je nje shpellkare qe motren e vajzen e shkerdhen vetem qe salihu te fitoje pd dhe te shtosh rracen e qelbur te shpellkareve o t.

  10. Borxhi i ri 700 milion Euro, i treti i tille ne 8 vite Rilindje. Ndaj Rama ato kunjat dhe gallaten nuk e ka me opoziten, por me mbare nje popull. Dhe ka dhene prova per kete, si ne rastin e gjobes Beketti p.sh.

  11. “Aleanca e Berishës me Grenell dhe klanin serb të Grenell dhe si po derdh Zeni para të madhe për lobim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *