• |
ide | kryesore

Evidentohen 48 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, vihen në pranga 12 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin për evidentimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 48 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas, janë shpallur në kërkim 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 33 shtetas, si dhe 3 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *