• |
ide | kryesore

FOTO/ Një tërmet i fuqishëm trondit Turqinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë mbrëmjen e së hënës. Lëkundja ka qenë me magnitudë 5.1 e shkallës Rihter me epiqendër në qytetin e Konias.

Autoritetet turke thanë se kanë marrë njoftime për dëmtimin e 3 banesave të vjetra. Në zonë janë dërguar ekipet e shpëtimit edhe pse për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Kryetari i Bashkisë, Mustafa Kavuş tha se nuk ishin raportuar të lënduar përveç dëmeve të vogla në disa banesa. Tërmeti zgjati gati 10 sekonda dhe shkaktoi mjaft panik në zonë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *