• |
ide | kryesore

Lubonja: Gabimi që bëri Basha përballë Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjuhës lubonja



Analisti Fatos Lubonja tha se në Shqipëri është e vështirë të fitohen zgjedhjet nga opozita pa një ndryshim radikal. Lubonja shprehet se ky është një regjim që nuk rrëzohet në forma institucionale.

Sa i përket situatës në PD, ai tha se Basha nuk ka qenë i influencuar nga Berisha kur doli nga parlamenti apo krijoi çadrën, por se dobësia e tij është se nuk ka krijuar një parti me mbështetje të madhe popullore.

“Mendoj se theksi mund të vihet tek ajo që “pse është i dobët Basha”. Unë nuk mendoj që dobësia e Bashës vjen ngaqë humbi zgjedhjet. Ashtu si kanë ardhur punët në Shqipëri është vështirë të fitohen zgjedhjet pa një ndryshim radikal. Unë mendoj që ky është një regjim që nuk rrëzohet në forma institucionale. Është një regjim që i afrohet Kirgistanit.

Basha ka një problem shumë të madh që është përqafimi i çdo opsioni që ai i duket i suksesshëm dhe nuk mendoj që është influencuar thjesht nga Berisha, kur doli nga parlamenti, apo krijoi çadrën. Nuk mendoj se ka qenë Berisha. Ato zgjidhje kanë qenë zgjidhje që kishin një lloj sensi për të treguar që Shqipëria është një vend jo normal, dobësia është që nuk ka krijuar dot një parti me mbështetje të madhe popullore, por kishte militantët që i mundte policia e Sandër Lleshit me gaz dhe iknin.

Basha ka bërë këtë zgjidhje radikale dikur dhe pasi pëson masakrën që ishte kështu më 25 prill, në një mënyrë të çuditshëm e shohim që kthehet i urtë dhe i butë, thotë do hyjmë në parlament, do i bindemi amerikanëve dhe kthehet në një mënyrë krejtësisht artificiale duke hequr dhe Berishën e duke dobësuar pozitën e tij.

Është një shenjë dobësie që ka krijuar opinionin që ky është i dorëzuar. Ka bërë një zgjedhje që e ka ndarë nga populli demokrat dhe tani e shohim që del me Yuri Kim, me ca senatorë, a thua se do fitojë. Ndërkohë që militantët demokratë që edhe ky opsioni që duhet të jemi me Amerikën, nuk është se i ka trembur shumë.

Në këtë sens ky njeri çfarë rrezatimi jep, kur kërkohet. Ai trusti i madh që është trusti i Ramës që ka aksionet kryesore, ky duket sikur ka ca aksione sekondare që gati-gati i ka shitur, por nuk jep asnjë shpresë për ndryshim të situatës në Shqipëri”, – tha Lubonja në emisionin “Real Story” në News24.



5 Comments

  1. YMER GELBAZA ,FRROK CUPI DHE KOL SALLAKU SKYPE JA VJEDHIN FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE SHKOJNE E MASTUBOJN NE ZYRE TE EDI RAMES thotë:

    ZOTI LUBONJA NJE PERSHENDETJE JU JENI NJE GAZETAR DHE ANALIST SHUME I PREFERUAR DHE LEXUAR NGA KREJT KOMBI SHQIPTARE-POR NJE GJE DUHET TE BENI MOS JA JAP DOREN KOL SALLAKU SKYPE SE NJE BURRE QE MASTUBON LIVE NE SKYPE DUHET PESHTYRE NE SURRAT

    1. Kur thote Ymer Gelbaza qe Lubonja eshte nje analist i preferuar revolucionar, atehere jane thene te gjitha. Te dy i mbledh shtepia e cmendines.

  2. Basha ska bere asnje gabim, tani basha ka 8 vjet qe humb se njerezit se votojn se ishte kukulla e berishes, tani ka shancin e madh md tregu qe pervec kuklles nuk eshte as gjumash.
    Zgjedhjet e tjera do kete 4 parti ku pervec ps e lsi do kete pd e bashes e pd e berishes.
    Asnji nuk merr mazhorance abdolute, edhe mundesia eshte koalicion ps-pd basha.
    Edhe per te shkuar ne 2029 ne fitoren e pd se basesh ( mbas ikjes se doktorit edhe koklopes)

  3. Luboo ilacet.
    Sipas ketij. Meqe nuk e mundim dot me vote ramen. Duhet te gjejm menyren per ta rrezuar me dhune. Ta bejm dhe njeher 97, ta bejm shkrum e hi te vritemi me njeri tjetrin. Dhe pastaj te na vi shpetimtari.
    Un them ta bejm ligj ne kushtetut.
    Cdo 15 vjet ti vem flaken vendit. Se keshtu forcohet demokracia alla lubonja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *