• |
ide | kryesore

Metamorfoza e Bashës/ Si ka ndryshuar qëndrimi ndaj vendimit të SHBA për Berishën “non grata”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Reagimi i parë i Lulzim Bashës për shpalljen e Berishës “non grata” nuk qe konfrontues me amerikanët, por ishte gjithsesi, i ekuilibruar. Edhe pse nuk iu kundërvu në asnjë fjalë administratës së Departamentit të Shtetit, Basha tentoi të ishte parimor dhe kërkoi prova për korrupsionin me të cilin u damkos Berisha.

“Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi” shkruante Berisha në 19 Maj, ditën që u shpall non grata.

Basha në fillim u përpoq ta ruajë sintoninë me ish-kryetarin. Ai i përsëriti fjalët e Berishës disa orë më pas. E nënvizoi shpalljen non grata pa asnjë bazë konkrete, ndërsa nga vetja e tij shtoi: “bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim”.

Basha iu përmbajt reagimit të parë, në kërkim të provave dhe fakteve edhe gjatë muajve të verës. Komentet e tepërta për çështjen, i shmangu ndërsa në fokus kishte rizgjedhjen në krye të PD-së.

Lexo edhe: Berisha ‘non grata’ në SHBA, reagon Basha: Vendim pa asnjë bazë konkrete, të bëhet transparencë me fakte e dokumenta

Lexo edhe: Përplasja e fortë/ 24 orë luftë Berisha SHBA

Lexo edhe: Refuzimi i Bashës për Juri Kim/ A e beson Berisha?

Me bisedat private, duket se i “vuri në gjumë” dyshimet e Berishës për një lëvizje të paparashikuar, ndërkohë që mbylli fushatën e zgjedhjeve brenda PD për rikonfirmimin në krye të partisë.

Pas vizitës së famshme të ambasadores Juri Kim në selinë e PD, ku ajo tha se “një parti nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti”, Berisha tregoi se çfarë i kishte rrëfyer kryetari i sapozgjedhur për komunikimin me ambasadoren amerikane.

“Kam biseduar me Bashën, sigurisht që më ka njoftuar se biseda bëhej rreth Sali Berishës dhe unë jam pjesë e PD. Basha më ka njoftuar se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ambasadores së SHBA që të paraqesë një dokument, fakt, provë publikisht apo privatisht. Zonja i është përgjigjur se i kemi por nuk mund t’i përdorim” u shpreh Sali Berisha në datën 5 Gusht, kur njoftoi se kishte gati padinë kundër Sekretarit të Shtetit, Entoni Blinken për shpifje.

Pikërisht për këto pohime, përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar erdhi si rrufe në qiell të pastër. Akuzat se ishte “besëprerë” dhe se “nuk duhet të kishte lindur”, fillimisht Basha tentoi t’i kalojë në heshtje, deri kur lëvizja e Berishës shpalli synimin për ta zëvëndësuar nëpërmjet mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Lexo edhe: Analiza/ Demokratët në grackën e anti- amerikanizmit

Lexo edhe: Analiza/ Basha po e çon drejt vdekjes. A duhet ta mbyllë PD dyqanin?

Lexo edhe: Versioni konspirativ/ A ka qene Basha pjesë e planit për eleminimin e Berishës

Pikërisht pas mbledhjes së firmave të para, kreu i PD-së zgjodhi një linjë tjetër reagimi.

“Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunker për hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera dhe prioritete të tjera” ishte reagimi i parë flakë për flakë ndaj Foltores nga ana e Lulzim Bashës. Ditë pas dite, mori formë një komunikim në kundërsulm.

Vazhdoi më tej me akuzat për “llumin e tranzicionit” për ish-ministra të Berishës apo për “trekëndëshin e Bermudeve”, ku ai barazonte Berishën me Ramën dhe sulmonte edhe Metën.

“Prej javësh me zdërhalljet e tij, Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur ta këpus edhe këtë tub oksigjeni”-ishte sulmi i radhës nga selia e PD-së për Sali Berishën, deri kur këtë të hënë, kur Basha ka takuar kongresmenët nga SHBA.

Basha me anetaret e Kongresit te SHBA ne seline e PD

Përtej retorikës, ky takim shënon edhe qëndrimin diametralisht të kundërt me atë që Lulzim Basha mbajti në datën 19 Maj, ditën kur kërkoi prova dhe dokumente për shpalljen non grata të Berishës nga amerikanët. I pyetur nga gazetarët nëse kishte kërkuar ndonjë shpjegim në lidhje me këtë çështje, Basha mohoi kategorikisht një interes të tillë.

“Partia Demokratike dhe unë, nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokatë personal të askujt, duke filluar nga unë i pari, por ne jemi dhe do të mbetemi avokatë për hallet dhe problemet e shqiptarëve” u shpreh Basha, që nuk kërkon asnjë provë dhe nuk ka asnjë pikëpyetje mbi çështjet e korrupsionit që çuan në shpalljen non grata të Berishës dhe familjen e tij./Lapsi.al



11 Comments

  1. Ishalla e mer berisha pd, dhe e mban partin deri sa te vdes.
    8 vjet fituam duke then qe fajin e ka berisha.
    Tani kemi fakte… Dhe i kemi te sigurt edhe 8 vite te tjera.
    Ha
    Ha
    Ha
    Parti leshi.

    1. O pallosh po shkon ne hale vendi… apo ju rrujt k… ndonje here social komunistave per vendin… rendesi ka armiku i jashtem e I brendshem pa vendi np… tmotres

    2. Ne fakt ish P.P.SH-ja ose ndryshe PS-ja eshte e vetmja parti e “ndritur” ne Shqiperi :
      Nje cete e madhe kurvash dhe hajdutesh , nje mish mash bythqirash perzier me gangstere rajonale/lokale; , fillojme ti numerojme :
      Ne lemin e financave ndrin i pari karakurva Arben Ahmetaj , vella kurvash , djale kurve , kryekrye hajdut dhe aq pervers sa ngacmon edhe femrat 12 vjece .
      Ne lemin ideologjik, shndrin shoku Gramoz Ruci , nje ish mesues rusishteje nga Salaria . Vetulla e tij ngritur ka “ngrene buke ” per 40 vjet ….(di te bej ndonje gje tjeter shoku Granmoz ? ).
      Ne lemin e pidhqirjes dhe marrjes se karit ne goje ….eh nuk numerohen …..mendo vetem qe kur u be dhe Spiropalja me bythet varur ne toke dashnore dhe gojore e shefit te madh , se cu punohet ketyre te tjerave qe jane te deklaruara kurva.
      Pastaj fillojme dhe vazhdojme me deputetet Tom Doshi , Rrahman Rrahja , Armando Prenga ( te gjithe keta me siper e kane nisur karrieren si hajdut shtepish ose pulash ), ai bythqiri i Kavajes qe sipas Erion Velise i kishte hequr nga barku i gruas foshnjen Sali Berisha ne nje kanal , Qifja i Peqinit bashke me djalin dhe dhenderrin , etj etj etj .

  2. Lulëzimi dogji veten….në fakt duhet të ishte larguar që me humbjen e zgjedhjeve…por u bë kamikaz për largimin e Berishës nga politika!Pra gjithësesi e mbylli duke bërë një veprim të mirë
    Berisha po rimerr PD për t’a hapur( edhe kur e hapi më 2005 vetëm riktheu ata që kishte përzënë),për t’a demokratizimit( ai që përzuri nga PD çdo intelektual,çdo demokrat joservil,çdo themelues),për statut( ai që duke qenë kandidat për kryetar shpall se ka mbledhë firmat,se ka shumicën,shpall datën e mbledhjes të kuvendit,shpall edhe përfundimin e tij),për t’a sjellë në pushtet( kur nuk fitoi dot me parti të plotë dhe me aleatët nga ana e tij,do fitoka me gjysmë partie ,me gjithë pjesën e pavendosur kundër sepse gënjeu kur tha se u largua nga kryetar i PD,dhe me amerikanët kundër???).Përfundimi do jetë varrosja përfundimtare e PD!
    Misionari Berisha ishte tragetator…i pushtetit nga prindërit byroistë te bijtë rilindas, dhe këtë mision e kreu me sukses,prandaj nga pikëpamja e Saliut PD nuk ka më kuptim të ekzistojë,përveçse si mburojë për Saliun dhe sorollopin e tij…
    Shpejt do ketë zgjedhje,ku Saliu me të vetët nuk do humbë,por do bëhet thërrime…dhe pastaj PD do vdesë
    zyrtarisht…
    Pasi uzurpoi lëvizjen e Dhjetorit,uzurpoi kreun e PD…do t’a çojë atë në shkatërrim…
    Pra po e mbyll duke bërë një të keqe…
    Nejse….
    Shoqëria shqiptare që pret shpëtim nga Berisha…është e vdekur….!

  3. Me Lul Bashen kryetar te PD-se,kryeqenefi Edvin Paulina BilalRama, do te qendroje ne pushtet edhe 46vjet,si drakula E.Hoxha.
    Karaxhozi antiverior e antiKosovar kryemuti i ine Edvin,asht armiku i vetem i shqiptareve ne te 5 shtetet rreth e rrotull nesh.
    Kryedrogaxhiu i qenverise te ripjerdhjes,pervec se hapi nji kanal te thelle me Kosoven,ai po armiqsohet edhe shqiptaret e Maq.Veriut,dhe ato te Malit te Zi.Ndersa me Serbine…,ahh,ketu ndryshon puna.
    Ky asht Esat Pasha i shekullit tone!

  4. Ai se ka mbajt këtë qëndrim ndaj familjes së Millosheviçit, ndaj familjes së Gaddafit, Saddam Hussenit. Unë nuk jam për atë ‘i ka provat, s’i ka provat’. Berisha s’ka lënë gjë pa thënë për të vramit e gjithësecilit dhe ska dërguar asnjë provë kurrkund.

    Tani, ‘e kam çuar në gjyq në Francë, tek një gjykatës’. Cili gjykatës? Do gjykojë Franca, DASH-in, apo sekretarin e shtetit? Kjo është krejt absurd. Kjo është tymnajë.”

  5. Fahri Balliut i cili premtoi se me Sali Berishën në krye të PD, demokratët do të hanë veç mish e pilaf.Shpellkare Balliu po ju fton per pilaf e mish paguan salihu

  6. Grenell gati të shkojë në Foltore? Flet nga Tirana: Nuk kam parë dhe nuk besoj se ka prova kundër Berishës

  7. po i tregun provat pra, prandaj ndryshoi. pastaj po ta shaj babai nga mengjesi deri ne dark ca do bej ky tjetri sipas jush? analiz kari, media totalisht kazan.

  8. Erdhen udjezimet mga kongresmemet Amerikane dhe Basha po zbut qendrimin. Ametikanet gjuhen e dhunes kuptojne.Amerikanet kane frike nga ndonje revolucion popullor dhe hyrja e Kines me Rusine ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *