• |
ide | kryesore

Ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, grupi parlamentar i PD mblidhet para seancës parlamentare

-Instant, Lajme, Të fundit



Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet së selinë blu në orën 13:00 ku do të diskutohet lidhur me qëndrimet që do të mbajnë demokratët në seancën e sotme plenare, ku në rend dite është ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore. Partia Socialiste është shprehur e gatshme të ngrihet ky komision, që do të adresojë problemet e ngritura nga OSBE/ODIHR në raportin për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Ideja e një reforme të re zgjedhore ka gjetur edhe mbështetjen e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Pas prezantimit të analizës për zgjedhjet parlamentare në qytetin e Korçës, kryekomisionieri deklaroi se sa më shpejt të nisë reforma, aq më mirë do të jetë për të gjitha palët. Në kuadër të kësaj reformeje të re, PD kërkon rikthimin e koalicioneve partiake, duke zhbërë ndryshimet kushtetuese të miratuara më 30 korrik mes PS dhe opozitës parlamentare të atëhershme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *